Friday, May 22, 2026
HomeALBPo vdesin njerëz me ilaçe të skaduara”/ Korreshi sfidon ministren: Hajde me...

Po vdesin njerëz me ilaçe të skaduara”/ Korreshi sfidon ministren: Hajde me mua në Lushnjë, dorë për dore ose

Denoncimet mbi degradimin e spitalit të Lushnjës, i cili prej më shumë se një dekade përballet me mungesë totale investimesh dhe pajisjesh bazike jetësore, vijojnë nga ana e deputetit të PD, Saimir Korreshi

I ftuar në nje studio televizive, Korreshi nuk kurseu akuzat ndaj drejtuesve të shëndetësisë dhe figurave politike të deleguara në këtë qark, duke theksuar se situata në institucionin shëndetësor është nën zero.

Sipas deputetit demokrat, spitali i Lushnjës vuan prej 16 vitesh mungesën e një skaneri, ndërsa pajisjet aktuale si EKG apo Eko nuk janë blerë nga shteti, por janë siguruar përmes donacioneve nga komunitetet fetare apo bankat e nivelit të dytë.

Gjatë intervistës, Korreshi i bëri një sfidë të hapur ministres së Shëndetësisë për të vizituar repartet e spitalit dhe për të parë nga afër mungesën e theksuar të kushteve minimale, duke përfshirë një lavanderi jofunksionale që qëndron e bllokuar prej tetë muajsh.

Kritika të forta, ligjvënësi demokrat pati dhe ndaj një liste të gjatë politikanësh dhe ministrash të deleguar në Lushnjë, përfshirë zëvendëskryeministren Belinda Balluku qe nuk kanë sjellë asnjë investim për qytetin.

Gjithashtu Korreshi ngrit pikëpyetje të forta mbi propagandën e sistemit shëndetësor, ndërsa ironizuar emërimet në krye të institucioneve të cilat, që sipas tij, pavarësisht profilit profesional, tregojnë mungesë të theksuar humanizmi dhe përgjegjësie përballë pacientëve që humbin jetën si pasojë e keqmenaxhimit dhe mungesës së shërbimeve mjekësore.

Tani unë nuk e di si e ka mbajtur veten në fjalim në atë moment, nuk e di, në qoftë se e ke parë, po do isha me i thënë të fundit, po s’ka mundësi se…këta thonë përditë për spitalin, domethënë 13 vite këta dhe akoma thonë s’i latë ju. Ore mund zero ta kemi lënë ne. Po themi zero. Ai spital sot mbas 13 vitesh është prapë nën zero, sepse nuk është vënë dorë, jo vetëm nuk është vënë dorë, po është më keq se sa ç’ka qenë.

Është e thjeshtë, në qoftë se e imja është propagandë retorikë politike, është shumë e thjeshtë. Ti vjen edhe thua, mbarojmë këtë këtu dhe ikim bashkë, të tregoj unë çfarë kam investuar në Lushnjë, si është dhe sa gënjen ti. Ke guximin? Unë po i them, hajde me mua në Lushnjë, dorë për dore, dhe të çoj te të gjitha repartet që unë të them.

Të gjithë spitalin e Lushnjës. Dhe i marrim dhe veglat që i kanë, rrangullat që i kanë ata atje, pra ekot, EKG-të e të gjitha ato që them unë, dhe të shikojmë nëse i ka blerë spitali apo i kanë bërë donacion komuniteti islamik, kishat apo bankat. Pra nuk ka bërë, nuk ka asnjë aparaturë, hiq skanerin që të ketë bërë… domethënë ai ka dy-trembëdhjetë vite a mos më shumë, po shumë vite, që 16 vite s’ka një skaner.

Pra, imagjino se me çfarë elementesh, me çfarë pajisjesh ne punojmë. Ore nuk e besoni dot ju se çfarë i ndodh spitalit të Lushnjës. Domethënë po flasim për një gjë që nuk ka guximin kush të dalë për zot. Sepse sfida ime nuk është që po bëj retorikë dhe nuk e shohin. Unë po i bëj sfidën vëlla, o të japë dorëheqjen ajo, o të iki unë pastaj, po të vemi te spitali i Lushnjës.

Dhe nëse nuk është… ka mend më të ndritur e i thashë hajde, do të më fëlliqësh deputetin e Lushnjes që flet për spitalin, po rri, se unë e kam gjetur e kam bërë video. Dhe po të them dhe një gjë, si mund të rrijë spitali tetë muaj për një lavanderi të qelbur? Pse do flasim për deputetët e opozitës kur Lushnja ka Bela Balluku, që vjen në Lushnje e besuar, dy vjet s’ka ulur… s’i ka sjellë një kokërr koshi për Lushnjen.

Ka pasur deleguar Enea Karakaçin, sot ministër, zëvendës i Ballukut. Nuk po flasim për qendra shëndetësore që janë… o bir, keni parë qendra shëndetësore ju brenda në shkollë? Doni t’ju tregoj unë? Po, brenda në shkollë, sa më keq s’ka, brenda në shkollë. Brenda në kopsht, në shkollë, ka dhe qendër shëndetësore, të gjitha bashkë, kulaç.

Pra këtu s’ka mundësi, sepse për të gënjyer këta njerëz mund të gënjesh pjesën tjetër, po lushnjarin nuk e gënjen dot më. Domethënë lushnjarët, nuk ka ndonjë lushnjar të dalë dhe të thotë që nuk është kështu. Të vijë dikush që… ore të vijë vetë ministrja. Se unë po të isha ministër, minimalisht do vija te ai spital edhe do ta shihja dhe do t’i thosha… ose para kësaj turbulence, se më kanë shtyrë nja 100 herë mund të them interpelancën, ishte 3 muaj që… Jo po shiko mos e bëj kështu, ti shiko ti bashkoje me të tjerët, po shiko jo se ajo… e kupton ti, ka shumë nga këto skena. Kemi 250,000 banorë këtu që u vlen ky spital. Pse qenka më e rëndësishme Balluku te vizë-salla përpara 250,000 banorëve?

Tani e ke parasysh, ka qenë një shprehje që hyri llozi, doli shuli. Kjo mund të jetë mjeke, unë nuk dua të gjykoj, sepse nuk jam mjek për t’i bërë opozitë si mjek tjetrit. Për të kuptuar, kjo nga marrëdhënia njerëzore, njëherë, është zero. Sepse një njeri vlerësohet nga marrëdhënia njerëzore. Të jesh ministër i shëndetësisë, pra po s’e pate ti mjek ndër të gjitha duhet të jesh human.

Ndërkohë të flasim për sistemin shëndetësor sot, dhe të gënjesh, është me vra të gjithë ata njerëz sot që nuk marrin shërbim. Ai që vret me pistoletë dënohet me burgim të përjetshëm, po këta që vdesin me miliona miliona njerëz prej ilaçeve të skaduara, për mos t’i lënë, për tendera të vjedhura, ku di unë, për dhënie kontratash… Vete ajo dhe i konfirmon… konfirmon numra të jashtëzakonshëm të spitalit të Lushnjes që trajtohen njerëz që nuk marrin asnjë shërbim, përveç rrugës.

Pra, vjen ndihmën e parë pa fund. Vetë konfirmoi që janë 52 pacientë që mbajnë dializë që banojnë në Lushnje, dhe asnjë prej tyre nuk vjen në spitalin e Lushnjes, po në spitale të tjera rajonale, Durrës, Fier, Berat. Pra, Lushnja ka më shumë se Berati, ka më shumë se shumë e shumë qarqe të tjera banorë. Vetëm si qytet, bashkë me Divjakën, që i shërben ky spital, ka më shumë se gjashtë apo shtatë qarqe të tjerë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments