Një reagim i fortë ka ardhur së fundmi në rrjetet sociale nga Jul Deda, i cili ka shpërthyer me akuza të drejtpërdrejta pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.
Në një postim të publikuar në Instagram, ai shprehet se pas çdo edicioni të Big Brother dalin në pah persona që i cilëson si “mashtrues kronik”, të cilët sipas tij përpiqen të manipulojnë opinionin publik duke pretenduar se fitorja i përket një personi të caktuar – në këtë rast, Selin.

Ai shkon edhe më tej, duke i quajtur këta individë si “pisa mediatik”, ndërsa thekson se gjatë gjithë sezonit kanë “luajtur me 100 porta”, duke ndryshuar qëndrime sipas interesit.
Deklarata bëhet edhe më e ashpër kur ai u bën thirrje ndjekësve që t’i bllokojnë në rrjetet sociale, t’i injorojnë në jetën reale dhe madje të refuzojnë çdo bashkëpunim me ta.
Sipas tij, këta persona “janë thjesht mashtruesa me zero influencë”.
Ky reagim ka ndezur menjëherë rrjetin, duke hapur debat të fortë mes fansave të finalistëve, ku secila palë mbron të preferuarin e saj.
