Sunday, May 3, 2026
HomeALBPërplasi për vdekje dy të mitur dhe u largua nga vendi i...

Përplasi për vdekje dy të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në Durrës, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi përplasi për vdekje dy të mitur, plagosi rëndë një tjetër fëmijë dhe la të lënduar lehtë edhe dy persona të rritur.

Bëhet me dije se menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar me vrap nga vendngjarja, duke tentuar të shmangte përgjegjësinë. Ai është kapur vetëm pak minuta më vonë nga një patrullë policie në një rrugë pranë zonës ku ndodhi aksidenti.

Pas ndalimit, 57-vjeçari ka deklaruar se u largua pasi ishte në gjendje shoku. 57-vjeçari Nikollë Rradaçi, pas shoqërimit në komisariat është marrë dy herë në pyetje, pasi në momentin e parë ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit.

Gjatë dëshmisë, ai është shprehur i tronditur për ngjarjen, duke thënë se: “Nuk meritoj të jetoj, jam i tronditur, nuk mbaj mend asgjë, mora në qafë fëmijët dhe se isha në gjendje të dehur”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, mësohet se prindërit e njërit prej viktimave, 10-vjeçarit Klersi Petrit Nikolli, ndodheshin në Itali në momentin e ngjarjes, pasi babai i tij ishte duke u trajtuar për një sëmundje të rëndë.

Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Menjëherë pas aksidentit, shoferi doli nga automjeti duke bërtitur “o Zot çfarë bëra”. Më pas ai zhduket nga pamja e kamerave të sigurisë, dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Banorët e zonës shprehen se rruga ku ndodhi ngjarja është problematike dhe burim i vazhdueshëm aksidentesh për shkak të lëvizjes me shpejtësi të mjeteve. Ata kërkuan shtimin e kontrolleve nga policia rrugore.

Banorët e zonës u shprehën se Nikoll Radaçi, i cili shkaktoi aksidentin e sotëm, njihej në zonë si një person që lëvizte me shpejtësi të lartë.

“Ka një problem këtu, ecin shpejtë shoferët, ecin shpejtë shoferët, por Policia duhet të bëjë më tepër kontrolle në këtë rrugë”, tha një banor.

“Shoferët ecin shumë shpejtë në këtë rrugë. Disa janë edhe të lagjes, pa patenta, por ecin kokërr plumbi”, tha një tjetër banor.

“Si të tërbuar ecin njerëzit këtu në rrugë. Po bëhet rruga këtu gjak dynjaja përditë e përnatë”, u shpreh një tjetër.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments