Nikoll Radaçi është 57-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin e rëndë sot në Durrës, duke përplasur për vdekje dy 10 vjeçarë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se shoferi i Benz-it ka rezultuar në gjendje të dehur.
Ai ka qenë me shpejtësi kur mjeti i ka devijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët.
Shoferi, një banorë i zonës, ka braktisur mjetin pas ngjarjes, por është vënë në pranga pak minuta më pas nga policia./
