Saturday, May 30, 2026
HomeALBPërfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë, Gjykata e Lartë në Greqi merr vendimin e...

Përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë, Gjykata e Lartë në Greqi merr vendimin e papritur

Gjykata e Lartë e Greqisë ka marrë një vendim (nga i cili përfitojnë edhe shqiptarët pa shtetësi greke) që të huajt që aplikojnë për shtetësi greke nuk janë të detyruar të provojnë një nivel minimal të ardhurash vjetore për të fituar shtetësinë.

Në vendimin e publikuar më 27 maj 2026, gjykata thekson se të ardhurat e aplikantit janë vetëm një nga elementët që administrata merr në konsideratë për të vlerësuar integrimin e tij ekonomik dhe social në Greqi, por nuk përbëjnë kusht të detyrueshëm apo vendimtar.

Pra, mungesa e një page të lartë apo e një niveli të caktuar të ardhurash (rroga bazë plus 10% për çdo antëarë të familjes) nuk mund të çojë automatikisht në refuzimin e shtetësisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments