Saturday, May 9, 2026
HomeALBPasi e shkarkoi Rama/ Spiropali del me mesazhin e fortë në Ditën...

Pasi e shkarkoi Rama/ Spiropali del me mesazhin e fortë në Ditën e Europës: Për Shqipërinë është…

Që pas largimit të saj nga punët e rëndësishme për Partinë Socialiste, ish-ministrja Elisa Spiropali nuk i ka ndalur ironitë therëse ndaj anëtarëve të PS-së, ndërsa së fundmi ajo është shprehur në një mendje me kryeministrin Edi Rama.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët Europa nuk ka qenë kurrë thjesht dhe vetëm një destinacion politik, por shumë më tepër, kryesisht një mënyrë për të dalë nga vetmia historike me të gjitha pasojat e saj” shkruan Spiropali në postimin e saj të bërë paraditen e sotme.

Duke vlerësuar rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian, Spiropali nënvizon se procesi i integrimit europian i vendit tonë përvecse proces integrimi është qytetërim.

“Europa për ne nuk është një mal me letra, një pirg me dokumenta. Europa për ne është pjesë e një bote ku pushteti kufizohet nga ligji, ku dinjiteti i njeriut vlen më shumë se forca dhe ku shteti nuk është pronë e askujt. Rruga europiane e Shqipërisë nuk është vetëm proces negociatash. Është proces qytetërimi” shton më tej Spiropali.

Në përmbyllje të reagimit të saj në “Ditën e Europës”, ish-ministrja e Jashtme shkruan se integrimi europian është beteja e Shqipërisë me veten, që së shpejti vendi ynë do fitojë.

“Europa është vendi i lodhjeve milenare për përsosje të pandërprerë, vendi ku, në kërkim të lirisë, shoqëritë përpiqen pareshtur të korrigjojnë veten. Për ne, kjo është beteja me veten të cilën së shpejti do e fitojmë” përmbyllet reagimi i ish-ministres.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments