Friday, May 8, 2026
HomeALB“Pasi e ofendoi Ola takova Arbanën te dhoma e grimit, ja çfarë...

“Pasi e ofendoi Ola takova Arbanën te dhoma e grimit, ja çfarë më tha”- Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat

Ofendimi i paprecedentë i Fabjola Elezajt ndaj moderatores Arbana Osmani ka qenë padyshim një nga momentet më të diskutuara të ditëve të fundit në “Ferma VIP”.

Ndërsa publiku ka parë vetëm atë çfarë ndodhi gjatë transmetimit live, Ermal Mamaqi ka zbuluar detaje nga prapaskenat dhe reagimin e Arbanës sapo kamerat u fikën.

Në një prononcim të fundit, Ermali ka rrëfyer se menjëherë pas mbylljes së atij spektakli të tensionuar, është takuar me moderatoren në dhomën e grimit për t’i shprehur mbështetjen e tij. Ai tregoi se e ka përqafuar dhe e ka përgëzuar për klasin dhe mënyrën e qetë se si e menaxhoi situatën.

“Kur dolëm atë mbrëmje që e mbyllëm programin, dolëm nga skena, shkuam te dhoma e zhveshjes, te grimi. Arbanën e shikoj përballë, e përqafoj pak edhe i thashë: ‘Bravo sepse tregove një nivel tjetër’”, ka treguar Mamaqi.

Më tej, ai theksoi se pikërisht në momente të tilla kur njeriu sulmohet, dalin në pah vlerat dhe karakteri i tij i vërtetë

Lidhur me reagimin personal të Arbanës përballë këtij ofendimi, Ermali zbuloi përgjigjen e saj mjaft të përmbajtur:

“Ajo tha ‘nuk mërzitem’ dhe ia la në dorë publikut që të vendosë.”

Ky rrëfim tregon edhe një herë zgjedhjen e moderatores për të ruajtur profesionalizmin dhe për të mos e marrë situatën me natyrë personale, duke i lënë vendimin final audiencës së spektaklit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments