Gjykata e Posaçme shqyrton sot një kërkesë të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për lirim nga paraburgimi.
Kërkesa e Beqajt për zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë është bazuar në vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë të 4 majit, mbi caktimin e kritereve të caktimit të masës “arrest në burg”.
Ish ministri i Shëndetësisë, qëndron në paraburgim prej korrikut 2024 për llogari të dosjes “SASPAC”, në të cilën akuzohet për një sërë veprash penale, përfshi “korrupsionin”, “pastrimin e parave” dhe “falsifikimin e dokumenteve”.
