Një moment i pazakontë gjatë dëgjesës për Reformën Territoriale në Dibër është kthyer në viral në rrjetet sociale dhe po komentohet masivisht nga qytetarët.
Teksa në sallë ndodheshin përfaqësues politikë, mes tyre socialisti Arbjan Mazniku dhe demokrati Luçiano Boçi, një zonjë mori mikrofonin dhe deklaroi me entuziazëm: “Populli është i kënaqur, Partia Socialiste ka punu’!”
Menjëherë pas deklaratës, salla shpërtheu në ovacione dhe reagime, por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte momenti kur një zë nga salla iu drejtua me fjalën: “Qepe!”
Pamjet po bëjnë xhiron e TikTok dhe Facebook, ndërsa komentuesit e kanë cilësuar situatën si një nga episodet më komike dhe virale të ditës në Dibër. Shumë përdorues kanë shpërndarë videon me humor, duke ironizuar tensionin dhe debatet politike në vend.
