I ftuar në emisionin “Flet me Ilnisa Agolli”, Rogert Sterkaj ka folur hapur për komentet negative që shpesh merr në rrjetet sociale. Ai u shpreh se njerëzit që kritikojnë nuk arrijnë të shohin thelbin e tij si person, por pavarësisht kësaj, ai nuk i përjeton si diçka që e ndalon.
“Se nuk është se unë kam ndonjë hidhërim, se unë kënaqem…”, u shpreh ai gjatë intervistës, duke shtuar se këto reagime në fakt e motivojnë më shumë.
Sipas Sterkaj, komentet negative nuk duhet parë gjithmonë si diçka e keqe, pasi shpesh ato shërbejnë si shtysë për të ecur përpara dhe për t’u përmirësuar. Ai theksoi se energjinë e tyre e kthen në forcë për veten.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes kritikave dhe mbështetjes.
