Ilir Meta ka akuzuar SPAK se ka paraqitur në mënyrë të pasaktë informacionet në një letër-porosi drejtuar autoriteteve amerikane në mars 2025. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme e ka paraqitur si fakt të kryer pretendimin se ai ka përdorur një kartë bankare.
Në reagimin e tij, Meta mohon kategorikisht këtë pretendim, duke theksuar se nuk ka përdorur asnjëherë karta bankare, qofshin ato shqiptare apo të huaja. Ai shton gjithashtu se nuk ka pasur dijeni që persona të afërt me të të kenë përdorur karta të tilla.
Meta deklaron se nuk ka qenë në asnjë vend ku mund të jenë përdorur kartat për të cilat flasin prokurorët, duke i cilësuar pretendimet si të pabazuara.
