Monday, April 27, 2026
HomeALBNgjarje e rëndë: Goditet me gur nga motra, 4-vjeçari nuk i mbijeton...

Ngjarje e rëndë: Goditet me gur nga motra, 4-vjeçari nuk i mbijeton plagëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, pas disa ditësh në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Pogradec, ku i mituri është goditur aksidentalisht në kokë me një gur nga motra e tij, teksa po luanin në banesë. Menjëherë pas incidentit, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur transferimin e tij në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar trajtimit më të specializuar. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 4-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe ka rikthyer vëmendjen te kujdesi i shtuar që duhet treguar ndaj fëmijëve, sidomos gjatë lojërave brenda ambienteve të shtëpisë.

Autoritetet pritet të sqarojnë më tej rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments