Deklarata të forta dhe shqetësuese kanë ardhur nga nënadmirali grek në pension Vasilis Martzoukos, i cili në një intervistë televizive ka vënë në diskutim kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke përdorur termin “de facto” në vend të “de jure”.
Sipas kritikëve, këto qëndrime përbëjnë një retorikë të rrezikshme që ringjall pretendime të vjetra ekspansioniste dhe cenon drejtpërdrejt sovranitetin e Shqipërisë. Deklaratat e tij për praninë e ardhshme të policisë dhe ushtrisë greke në jug të vendit kanë ngjallur reagime të forta, duke u konsideruar si një kërcënim i hapur ndaj sigurisë kombëtare dhe shqiptarëve kudo që jetojnë.
