Tuesday, May 5, 2026
HomeALBNë mesin e liderëve botërorë, Rama befason/ Kryeministri nuk harron “zakonin” e...

Në mesin e liderëve botërorë, Rama befason/ Kryeministri nuk harron “zakonin” e vjetër…

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi i samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, ku udhëheqësit botërore shfaqen rresht njëri pas tjetrit.

Në mesin e dhjetë udhëheqësve ajo që bie në sy është afrimiteti mes homologëve Rama e Meloni, ky dyshja si zakonisht shfaqet duke u përshëndetur teksa ndajnë një përqafim mes tyre. 

Siç raportuam dhe më parë, sot në Armeni do të zhvillohet takimi i 8-të i Komunitetit Politik Europian, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane”, tha Rama para gazetarëve teksa hyri në vendin ku do të mbahet takimi.

Kryeministri Rama mbërriti ditën e djeshme në vendin e takimit në Yerevan në të njëjtën kohë me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments