Një deklaratë e fortë nga Moza ka ndezur debat në rrjet pas një momenti që ka bërë xhiron në media sociale. Teksa komentonte puthjen në buzë mes vëllait të saj dhe Vanesës, Moza nuk i kurseu ironitë dhe thumbat.
“Është e papranueshme që të ndodhë kjo gjë mes vëllait dhe motrës… kur të jetë me vëllain dhe me burrin çfarë do bëjë ajo, apo do i puthë me radhë?”, u shpreh ajo gjatë bisedës, duke habitur jo pak publikun me tonin e drejtpërdrejtë.
Videoja është bërë menjëherë virale dhe ka sjellë reagime të shumta online. Disa ndjekës e kanë mbështetur Mozën për reagimin e saj, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar deklaratën të tepërt dhe provokuese.
