Tuesday, May 12, 2026
HomeALBMos sulmoni njerëzit për Kosovën dhe fenë”, familja e DJ Bujakës reagon...

Mos sulmoni njerëzit për Kosovën dhe fenë”, familja e DJ Bujakës reagon ashpër ndaj Ilir Shaqirit

Familjarët e DJ Bujakës kanë reaguar ashpër pas komenteve dhe ofendimeve që, sipas tyre, janë bërë ndaj tij nga Ilir Shaqiri gjatë një transmetimi televiziv.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, ata shprehen se heshtja përballë bullizmit dhe gjuhës fyese nuk është forcë, ndërsa theksojnë se askush nuk duhet të sulmohet për prejardhjen, fenë apo faktin që vjen nga Kosova.

“Reality show është argëtim, por ofendimet, urrejtja dhe gjuha përçarëse nuk duhet të bëhen kurrë pjesë e normales”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Familja kërkon që të merren masa ndaj gjuhës denigruese dhe shton se kjo nuk është hera e parë që ndodhin situata të tilla pa reagim publik.

Ndërkohë, reagimi ka sjellë diskutime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës kanë dalë në mbështetje të DJ Bujakës dhe kanë dënuar gjuhën e urrejtjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments