Wednesday, May 20, 2026
HomeALBMomenti që preku të gjithë… Alban Skënderaj emocionohet teksa publiku këndon ‘Himalaja’”

Momenti që preku të gjithë… Alban Skënderaj emocionohet teksa publiku këndon ‘Himalaja’”

🎤 Momente që nuk blihen me para!
Gjatë performancës së këngës së tij më të re “Himalaja”, Alban Skënderaj u emocionua në skenë teksa mijëra fansa këndonin varg për varg këngën në një zë të vetëm. Një atmosferë magjike që tregoi edhe një herë lidhjen e fortë mes artistit dhe publikut të tij.

Në video duket qartë momenti kur këngëtari ndalet për disa sekonda, i prekur nga energjia dhe emocionet që mori nga publiku. Për shumë fansa, ky është suksesi i vërtetë i një artisti: kur njerëzit këndojnë këngët e tua me zemër, pa pasur nevojë për playback apo show artificial.

“Momentet në skenë që nuk kanë çmim” – kanë komentuar shumë ndjekës në rrjetet sociale pas videos virale që po shpërndahet me shpejtësi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments