Muajt e fundit kanë qenë të nxehtë për PD e degës Elbasan. Përjashtimet e katër zonjave me motivacione shoviniste, nuk kaluan pa u vënë re. Ama, miopia që ka kapluar drejtuesit e PD -së së degës bëri që obiektivi mos të qëllohej në shenjë.
Në të vërtetë, armiku paska qenë brenda që në 2024, por çuditërisht e kanë promovuar si drejtuese të shtabit të Tomor Alizotit. Bëhet fjalë për një personazh të quajtur Erneda Kodra, kontributet e të cilës në PD nuk dihen, ama njihet aktiviteti kamikaz në rrjete sociale mbuluar me filtra e ofendime ndaj kujtdo që i shkon kundër mendimit të saj.
Lind pyetja: Me kë është kjo vajzë pasi shkruan me Maznikun në darkë e shkon në PD në mengjes?!
Nga sms e zbardhura duket qartë që urithi paska qenë brenda, thjesht dikush zgjedh mos ta shohë! Besnikëria e përbetuar kërkon prova, ndaj sot si një hienë e uritur, i lëshohet Saliut e zgjedhjeve për kryetar të PDSH në grupet e partisë.
Qe urdhër i Maznikut ky?! Apo mesazh i tij që legjitimon faktin se PD është e kontrolluar nga PS deri në qelizën më të panevojshme?!

