Në protestën kundër investimit në Zvërnec përballë Kryeministrisë, u veçua një moment emocional që preku shumë të pranishëm.
Një grua e moshuar, e mbështjellë me flamurin kuqezi, iu drejtua turmës duke lexuar me zë të dridhur vargjet e një poezie të saj të titulluar “Zëri i Atdheut”.
Në vargjet e saj ajo përshkruan dhimbjen e nënave shqiptare që i kanë fëmijët larg vendit, të shpërndarë në emigracion, duke i quajtur “nëna të vetmuara” që jetojnë me mungesën e bijve të tyre.
“O atdhe i dashur, o nëna Shqipëri
Bijtë e bijat që i rrite ccfarë po të shkaktojnë ty
Po të shesin copa copa pa të pytur fare
Qeshin e zgërdhihen si hijena tinzare
Se kështu u pëlqen me ty të bëjnë pazare
Cohu shqiptar atdheun ta shpëtojmë
Nga këlyshët e komunizmit që akoma sundojnë
Janë me të etur për pushtet se etërit e vet”!
