Afrimiteti mes Fabjolës dhe Adionit në Ferma VIP ka shkaktuar shqetësim në familjen e saj. Vëllai i saj ka ndërhyrë drejtpërdrejt në format, duke kërkuar që ajo të largohet.
Kisha menduar të vija më vonë, ashtu siç e kishim lënë bashkë, të të bëja një surprizë ashtu siç e meritoje përpara se të hyje këtu
Ashtu siç je mësu me të ndejt gati, ashtu siç je mësu për mos të të ndaluar për asgjë, me t’kuptu deri në limite, me t’përkrah dhe mbështet deri në limite, SI FAMILJE! S’më dhe kohë Ola, çfarë ndodhi? Mami nuk është mirë Ola, kur ke hyrë ti e di gjëndjen e saj, i di gjërat, nuk është as për kamerat asgjë, mami nuk është mirë Ola. Babi nuk është mirë Ola, Ilda nuk është mirë Ola, Fabi nuk është Fabi Ola!
Çfarë ndodhi? Si i kishim muhabetet? Kush ishte kushti, qëllimi? Kush do të ishte Ola? S’po të njohim më këto 10 ditët e fundit, të ka ik shkëlqimi i fytyrës, s’është më Ola e batutave, Ola që përcillte energji, askush s’po të njeh më. Ne s’jemi njerëz që privojnë njerëzit të jenë të lumtur, ne jemi njerëz që privojmë njerëz të bëjnë gabime. Kushti ishte të hynte Fabiola dhe të dilte Fabiola
Ne s’jemi askushi me ndalu dashurinë por jo në këto kushte, jo në këto rrethana e jo në këtë mënyrë, jo pa respekt ndaj vetes!
Në qoftë se një zog bie në dashuri me një peshk, cila është zgjidhja? Ku duhet të jetojnë ata? Si do të sillen ata? Ardhja ime sot është me ardh e me shku me ty tek njerëzit që të kanë parësore në jetën e tyre. Njerëzit që do të shkonin deri në fund të botës me t’pa nëse ti je duke u bërë pis
Olës i jan leju shumë gjëra, kena shkel mbi ca mentalitete, mbi ca…
