Një moment shumë emocional është transmetuar në “Big Love”, ku një mesazh i ndjerë ka prekur jo vetëm banoren, por edhe publikun.
Mesazhi, i dërguar nga mamaja e Gimbos, ishte plot mbështetje dhe dashuri:
“Dua të them që jam shumë krenare për ty. Për mënyrën si je sjellë dhe për zemrën e mirë që ke treguar. Mos u tremb. Gëzo. Për mua ti je tashmë fituese. Jam me ty me gjithë zemër.”
Këto fjalë duket se kanë dhënë një forcë të madhe emocionale, duke e bërë këtë moment një nga më të ndjerët e spektaklit.
Publiku në rrjete sociale ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar këtë mesazh si një ndër më të bukurit dhe më motivuesit deri tani në “Big Love”.
