Askush nuk e dinte sa kohë kisha vdekur nga brenda…”
Po e bëjmë publik këtë rrëfim duke parë rastet gjithnjë e më të shtuara të vetëvr**jeve dhe depresionit në Shqipëri, me shpresën që kjo histori të shërbejë si një formë frymëzimi për këdo që sot po lufton në heshtje me veten.
Një vajzë ka ndarë historinë e saj të rëndë, një rrëfim që sipas saj e mbajti të fshehur për shumë kohë pas buzëqeshjeve dhe heshtjes. Ajo tregon se për muaj me radhë jetoi mes dhimbjes, zhgënjimeve, tradhtive dhe fjalëve që “e vrisnin ngadalë çdo ditë”, ndërsa askush nuk arrinte ta kuptonte çfarë po kalonte realisht.
Në mesazhin e saj, vajza rrëfen momentin kur arriti në pikën më të errët të jetës, duke thënë se nuk donte të vdiste, por vetëm të pushonte nga dhimbja që e kishte mbuluar shpirtërisht.
Ajo përshkruan natën dramatike kur prindërit e morën me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nëna i mbante fytyrën me duar duke qarë dhe babai i lutej të mos i linte vetëm. “Ishte hera e parë që pashë frikën e vërtetë në sytë e tyre”, shkruan ajo.
Mes lotëve dhe gjendjes së rënduar emocionale, vajza tregon se atë natë mendoi se gjithçka kishte marrë fund. Por sot, muaj më vonë, ajo thotë se ndihet krenare që mbijetoi dhe që gjeti forcën të çohej sërish në këmbë.
“A**** e vogël nuk e dinte sa e fortë do bëhej një ditë”, përfundon ajo rrëfimin e saj prekës.
Ndoshta pranë nesh ka shumë njerëz që buzëqeshin çdo ditë, ndërsa brenda vetes po luftojnë betejat më të errëta. Ndoshta një fjalë, një përqafim apo thjesht dikush që i dëgjon, mund të bëjë diferencën mes humbjes dhe shpresës.
Historia e plotë:
Pershenderje joq jam nje vajz qe ka kaluar shum probleme dhe po kaloj por sot asgje nuk me ben te dorzohem doja te ndaja historin me te trisht te jetes time per cdo vajz grua qe mendon se ska rrug tjeter ka nje mij mundesi nje jet na falur zoti behuni te forta per veten tuaj luftoni krah me zot mos humbisni kurr shpresen per mua ka dit qe nuk i mbaj me ne kalendar por per mua 26 maji do mbetet pergjithmone dita qe me ndryshoi jeten dita kur preka fundin e dhimbjes dita kur shpirti im ishte aq i lodhur sa nuk kerkonte me jete por vetem pak qetesi
Fjalet e njerezve u kthyen si plumba qe me vrisnin ngadale cdo dite cdo zhgenjim cdo tradhti cdo fjale e rende me copetonte nga pak dhe askush nuk e kuptonte sa shume po luftoja ne heshtje askush nuk e pa sa net kam qare derisa nuk ndjeja me as lotet
Piva helmin piva lotet e mi me shpresen qe dhimbja te ndalonte nuk doja te vdisja doja vetem te pushoja nga ajo erresire qe me kishte mbuluar shpirtin
Prinderit e mi me moren me makine drejt spitalit dhe ajo rruge do mbetet pergjithmone brenda zemres sime mami me mbante fytyren me duar duke qare e duke me thene mos na ler te lutem mos na ler
Babai me zerin qe i dridhej mundohej te me mbante zgjuar mos na bej kete lufto edhe pak
Ata qanin me therisnin me luteshin te mos ikja ishte hera e pare qe pash friken e vertete ne syte e prinderve te mi friken se po humbnin vajzen e tyre engjellin e tyre
Dhe une ne ate gjendje e mpire nga dhimbja dhe helmimi po lija amanetet e mia u thoja te me varrosnin ne Shqiperi u thoja te ma vendosnin foton e motres ne arkivol prane meje sikur zemra ime e kishte pranuar fundin
Kur arrita ne spital doktore doktoresha psikologe e psikater ngelen te shokuar me shikonin me goje hapur si arriti nje vajze deri ne kete pike sa shume dhimbje duhet te kete mbajtur brenda
Dhe prinderit e mi vetem qanin kjo eshte vajza jone engjelli yne
Por askush nuk e dinte sa kohe kisha qene duke vdekur nga brenda para asaj nate
Per jave e muaj isha e mpire nuk ndjeja asgje ecja si nje hije mes njerezve ndersa bota vazhdonte normalisht dhe askush nuk e kuptoi vertet cfare kishte ndodhur me mua
Por sot dua te them dicka nuk me dhemb ajo qe bera sepse ajo nate nuk me shkatërroi ajo me beri me te forte me beri te kuptoj sa shume kam duruar me beri krenare per veten time qe edhe pasi preka fundin gjeta force te cohem perseri
Jam krenare qe mbijetova krenare qe zemra ime ende rreh edhe pasi kaloi aq shume erresire krenare qe Zoti nuk me la te mbaroja ashtu
A**** i vogel nuk e dinte sa e forte do behej nje dite nuk e dinte qe plaget do e ndryshonin pergjithmone por sot ajo vajze eshte ende ketu
Me e heshtur Me e forte Dhe ende duke luftuar
Ju lutem anonim
