Friday, May 1, 2026
HomeALBLapaj kap mat trenin me 2500 ton naftë: Eksportohet çdo ditë, përpunohet...

Lapaj kap mat trenin me 2500 ton naftë: Eksportohet çdo ditë, përpunohet jashtë dhe rikthehet për t’u shitur më shtrenjtë (Video)

Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj denoncon menaxhimin e naftës në vend. Ai thotë se çdo ditë sasi të konsiderueshme nafte nxirren nga vendburimet shqiptare dhe eksportohen jashtë për përpunim, për t’u rikthyer më pas në vend me çmime shumë më të larta për konsumatorët. 

”Do thoni ju çfarë bëhet me naftën shqiptare?! Më ndiqni,” shprehet ai, duke shtuar se, “çdo ditë kalojnë 2 trena, nga mëngjesi në darkë. 12 vagona, të cilat mbajnë rreth 2,500 ton çdo ditë. Nafta jonë eksportohet, përpunohet jashtë dhe rikthehet këtu për t’u shitur me çmimin më të shtrenjtë në Europë”,-shkruan Lapaj.

Na vjedhin! Ndërkohë që paguajmë çmimin më të shtrenjtë të naftës në Europë, ne vazhdojmë të eksportojmë naftë bruto pafund!

“Nuk bënë nafta shqiptare”, thonë!

Po nëse nuk bënë, përse lodhen ta nxjerrin dhe eksportojnë me trena? Nxjerrim qindra mijëra ton çdo vit dhe sërish, dalim me humbje! Po atëhere përse vazhdojmë ta nxjerrim, kur asgjë nuk fitojmë!

Sot është dhe dita e punëtorëve. Ne jemi vendi i vetëm në botë që nxjerrim qindra mijëra ton naftë në vit dhe në fund rrogat e punëtorëve mbeten pa paguar. Kemi ende 800 naftëtarë të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh që nuk kanë marrë pagat e tyre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments