Wednesday, June 3, 2026
HomeALBLAJMI I FUNDIT/ Para nisjes së protestës, policia vendos gardh metalik te...

LAJMI I FUNDIT/ Para nisjes së protestës, policia vendos gardh metalik te ura e Lanës! Ndalohen qytetarët të shkojnë drejt Kryeministrisë

Pak para nisjes së protestës së qytetarëve, e cila po zhvillohet për të katërtën ditë radhazi kundër ndërtimeve në zonën e Zvërnecit, forcat e policisë kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie në qendër të Tiranës. 

Konkretisht, është vendosur një gardh metalik pranë Urës së Lanës, në segmentin që lidh kryqëzimin e Hotel Dajtit me zonën e Piramidës dhe godinën e Kryeministrisë. Kjo masë synon të kufizojë lëvizjen e protestuesve dhe të parandalojë grumbullimin e tyre përpara institucioneve qeveritare. 

Sipas autoriteteve, vendosja e barrierave lidhet edhe me zhvillimin e ndeshjes miqësore të futbollit që do të luhet në stadiumin Air Albania mes Shqipërisë dhe Izraelit. 

Për shkak të numrit të lartë të qytetarëve që pritet të jenë të pranishëm si në protestë ashtu edhe në aktivitetin sportiv, policia ka vendosur të forcojë masat e sigurisë dhe kontrollit në disa pika kyçe të kryeqytetit. 

Protestuesit ndërkohë kanë deklaruar se do të vazhdojnë kundërshtimin e tyre ndaj projekteve të ndërtimit në Zvërnec, duke kërkuar mbrojtjen e mjedisit dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments