Friday, April 17, 2026
HomeALBLAJM I MIRË/ Bordi ndryshon ÇMIMET e karburantit: Nafta dhe benzina kushton…

LAJM I MIRË/ Bordi ndryshon ÇMIMET e karburantit: Nafta dhe benzina kushton…

Një ditë pasi rriti çmimin e naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish këtë të mërkurë ku ka ndryshuar edhe çmimin e hidrokarbureve.

Bordi ka njoftuar se çmimi i naftës është ulur me 8 lekë në krahasim me ditën e djeshme, ku një litër tashmë do të kushtojë 207 lekë nga 215 që u vendos të martën.

Ndërkohë është ulur edhe çmimi i i benzinës, i cili tashmë do të jetë 174 lekë për litër, nga 178 që ishte dje. Ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon.

Po ashtu në njoftim theksohet se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 13:30.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments