Sunday, May 31, 2026
HomeALBO Allah, faleminderit!” – Momenti emocionues kur Rovena Boshnjaku merr lajmin e...

O Allah, faleminderit!” – Momenti emocionues kur Rovena Boshnjaku merr lajmin e shumëpritur pas luftës me Kancerin (Video)

Rovena Boshnjaku ka emocionuar ndjekësit e saj me një njoftim që ka sjellë gëzim dhe shpresë. Pas një periudhe të vështirë të përballjes me problemet shëndetësore, ajo ka bërë të ditur se rezultatet e kontrolleve të fundit mjekësore kanë qenë shumë pozitive.

Me lot në sy dhe e prekur nga emocionet, Rovena ndau lajmin se skaneri i fundit ka dalë shumë mirë, duke falënderuar Zotin dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë saj gjatë kësaj sfide.

“Skaneri ka dalë mirrrr… O Allah faleminderit,” shprehet ajo në videon që po prek zemrat e mijëra njerëzve në rrjet.

Lajmi është pritur me reagime të shumta nga miq, kolegë dhe admirues të saj, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të plotë.

Pas muajsh ankthi, frike dhe shprese, duket se Rovena po fiton betejën më të rëndësishme të jetës së saj. Ndjekësit e saj tashmë shpresojnë që ky të jetë vetëm fillimi i një rikuperimi të plotë dhe i rikthimit të saj në jetën normale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments