Monday, May 25, 2026
HomeALBLAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj gati për të dalë nga burgu…

LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj gati për të dalë nga burgu…

Në seancën e 20 majit në Gjykatën Kushtetuese kryebashkiaku i izoluar prej shkurtit 2025 pretendoi se i është cenuar liria individuale dhe se duke qenë kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është e dyfishtë pasi nuk mund të ushtrojë detyrën.

Po sipas tij, masa nuk është proporcionale, gjykatat e tre shkallëve nuk kanë analizuar ai duhet kriteret e vendosjes së masës së sigurimit dhe se i janë cenuar të drejtat e një procesi të rregullt ligjor.

Përkundër këtij qëndrimi, SPAK pretendon në Kushtetuese se gjykatat më të ulëta kanë vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe se masa është proporcionale.

Sipas Strukturës së Posaçme, duke qenë në detyrë, Veliaj mund të dikojë tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë. Për SPAK, vendimet gjyqësore ndaj masës së sigurisë së Veliajt, janë konform Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe të Kushtetutës.

Po ashtu, kryebashkiaku i Tiranës është në pritje edhe të një vendimi tjetër më 28 maj nga Gjykata e Lartë, ku ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe zëvendësimin e saj me një masë më të lehtë sigurie.

Ndërkohë, vlen të theksohet se disa ditë më parë Gjykata e Lartë rishikoi vendimet për masat e arrestit. Ky vendim çoi në lirimin nga masat e sigurisë të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndërsa pritet që GJL të marrë një vendim edhe për Veliajn.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments