Thursday, May 14, 2026
HomeALBLAJM I FUNDIT/ Apeli i Posaçëm befason të gjithë me vendimin “final”...

LAJM I FUNDIT/ Apeli i Posaçëm befason të gjithë me vendimin “final” për Lefter Kokën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të rikthejë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, të dënuar për korrupsion për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi pjesën më të madhe të vendimit të shkallës së parë për Kokën dhe të pandehurit e tjerë, por trupa gjykuese ndryshoi pjesërisht vendimin për ish-ministrin, duke hequr pikën që parashikonte shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar më herët ndaj tij nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Apeli ka prishur edhe pafajësinë e fituar në Shkallën e Parë nga i pandehuri Jetmir Llapaj, duke e dënuar atë me 8 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”.

Përveç dënimit me burg, ndaj tij u vendos edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments