Wednesday, June 10, 2026
HomeALBKush është në protestë?!

Kush është në protestë?!

Në protestën dhjetëditore të filluar në Tiranë pas një incidenti në bregun e detit, në fshatin Zvërnec, janë shumë grupime.

Më poshtë po bëjmë një renditje sipas një vëzhgimi pa asnjë paragjykim.

Qytetarët e ndershëm

Të parët janë qytetarët që shkojnë në protestë duke reaguar për padrejtësitë e këtyre 35 viteve nga fillimi në fund.

Familjarë që kanë humbur prona, janë vjedhur, kanë punuar 35 vite e s’ju del pensioni as për ilaçe, biznese të vogla, opozitarë që gjithmonë votojnë kundër pushtetit, njerëz pa parti.

Të gjithë këta kanë një mbushje shpirtërore dhe rebelim ndaj pushtetit, kryesisht ndaj Edi Ramës, pas 13 vitesh qeverisje në vend, pse jo, ngarkesa edhe ndaj Berishës. Ky i fundit shihet si pengmarrës i opozitarizmit dhe zgjatës i pushtetit të Ramës.

Këta të parët janë pjesë e fortë morale e protestës, që sa u ndez pak një kandil shprese i shkuan nga pas, kush i thirri, si i thirri e kush manipulon s’i përket këtij grupimi.

Influencerët dhe VIP-at e paguar nga Erion Veliaj

Influencerët që bëjnë thirrje në rrjete, janë një grupim tjetër i diskutuar.

Shumë prej tyre në fushatën e Erion Veliajt në zgjedhjet e 2023 apo mbështetës të hapur të Ramës në 2025 dhe fushata e zgjedhje parlamentare nga 2013, tani janë kundër, por asnjë prej tyre nuk del publikisht të thotë po kam qenë me Ramën, unë e votova, unë e solla, por sot nuk e votoj më.

Ata janë më shumë për “show”, shkojnë pas turmës për më shumë ndjekës, sa për pelikanët as ua ndien hiç e jo më për pronat apo mbushja që mund të ketë grupimi i parë.

Morali i tyre janë ndjekës në rrjete, të fitojnë para dhe shërbim ndaj Erion Veliajt si pagator i tyre në disa mënyra.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments