Saturday, April 25, 2026
HomeALBKlodiana Lala: Dosja e AKSHI-t mund të rrëzojë qeverinë “Rama”

Klodiana Lala: Dosja e AKSHI-t mund të rrëzojë qeverinë “Rama”

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 të moderatores Nisida Tufa foli për skandalin e AKSHI-t që po heton SPAK, çështje për të cilën janë dhënë disa masa arresti.

Që në nisje të intervistës, Lala tha se kjo dosje mund të rrëzojë qeverinë ‘Rama’ për shkak të abuzimeve të mëdha të zbuluara, ndërsa disa prej elementeve që kjo çështje është nga më të rëndësishmet që po heton SPAK.

E konsideroj një çështje shumë të rëndësishme për mënyrën se si fillohet që nga pengmarrja, pastrimi i parave, paracaktimi i tenderave e deri tek vjedhja apo hakerimi i të dhënave. Tani lidhur me pyetjen tuaj, Prokuroria e Posaçme pas një hetimi jo më shumë se tre-katër mujor, ka arritur të sekuestrojë në këtë fazë të parë rreth 40 milionë euro pasuri të paluajtshme, por edhe të luajtshme të personave të dyshuar. Dhe bëhet fjalë për Ervis Agasin dhe Ermal Beqirin, të cilët dyshohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Po ashtu janë sekuestruar edhe pasuritë e Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoreshë e përgjithshme e AKSHI-t, e cila aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.”, tha Lala.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments