Ish-banori i Ferma VIP ka bërë një deklaratë të fortë pas daljes nga shtëpia, duke komentuar sjelljen e Mozës dhe reagimin e publikut ndaj saj.
Klodi u shpreh se i vjen keq që një pjesë e publikut, sipas tij, mbështet “banalitetin” dhe personazhe që ai i cilëson si të ekzagjeruar në sjellje. Ai tha se Moza i përket një brezi që ka kaluar një adoleshencë të vështirë dhe një varfëri të madhe, duke shtuar se “janë rritur në një realitet tjetër”.
Sipas tij, ky brez ka kaluar periudha të forta emocionale dhe sociale, dhe kjo ka ndikuar edhe në mënyrën e sjelljes sot, të cilën ai e përshkruan si më agresive.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjete sociale, ku një pjesë e mbështesin, ndërsa të tjerë e kritikojnë për mënyrën si po i etiketon banorët dhe publikun.
