Thashethemet e shumta që po qarkullojnë prej kohësh mbi një krizë të mundshme mes çiftit shumë të dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda, duket se kanë marrë një tjetër përmasa.
Gazetari i showbiz-it, Elton Tozaj, i ftuar së fundmi në emisionin “Radar”, ka folur hapur mbi prapaskenat e këtij lajmi, duke zbuluar se dyshja madje kishte nisur edhe hapa ligjorë ndaj tij përpara se të dorëzoheshin përballë realitetit.
Sipas Tozajt, kur ai bëri publik lajmin për herë të parë, reagimi i çiftit ishte i ashpër dhe mohues, duke tentuar ta zgjidhnin çështjen në dyert e gjykatave.
Megjithatë, sapo gjërat u bënë të pamundura për t’u fshehur, ata u tërhoqën nga padia.
Lidhur me këtë përplasje, gazetari u shpreh: “Kur bëra deklaratën e çiftit Klea Huta dhe Elgit Doda. Ma mohuan, më hodhën në gjyq, u tërhoqën, u zhduk, sot janë ndarë.”
Nga ana tjetër, as Klea Huta dhe as Elgit Doda nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare për të konfirmuar apo mohuar lajmin e ndarjes së tyre. Megjithatë, lëvizjet e tyre të fundit në rrjetet sociale flasin vetë më shumë se çdo fjalë.
Ndjekësit e shumtë kanë vënë re se të dy artistët kanë fshirë çdo fotografi apo material të përbashkët që kishin në profilet e tyre në Instagram.
Ky spastrim, i shoqëruar me një heshtje hermetike përballë zërave që po bëjnë xhiron e rrjetit, po interpretohet nga opinioni publik dhe mediat rozë si një pranim në heshtje i faktit se historia e tyre e dashurisë ka ardhur në fund.
