Hetimet për pasuritë e familjes Martinaj kanë marrë përmasa të gjera, duke përfshirë sekuestrimin e dhjetëra pronave me vlerë mbi 10 milionë euro. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka analizuar zhvillimet më të fundit, duke sjellë detaje mbi procedurat ligjore, deklaratat e familjarëve dhe rolin e institucioneve të drejtësisë.
Ferhati shpjegon se janë sekuestruar dhjetëra pasuri të familjes Martinaj, me vlerë mbi 10 milionë euro, ndërkohë që avokatët e familjes kanë dorëzuar dokumentacion për burimet e ligjshme të pasurive. Hetimi është zgjeruar edhe tek pasuri të lidhura me krushqi të familjes, të krijuara shumë më herët. Ai kujton se Ervis Martinaj ka qenë student me bursë në Universitetin e Parmës, duke u përpjekur të ndërtojë një të ardhme akademike jashtë Shqipërisë.
“Janë dhjetëra pasuri të cilat janë sekuestruar në kuadër të një hetimi pasuror që ka nisur për Ervis Martinajn dhe familjarët e tij. Bëhet fjalë për prona në vlerën e mbi 10 milion eurove. Ashtu siç ka deklaruar dhe gjatë ditës së sotme edhe avokatët e familjes Martinaj ka dorëzuar një sërë dokumentacioni që kanë të bëjnë me burimet e ligjshme që ata kanë patur për një pasuri të cilën e zotërojnë aktualisht ku rrethi në fakt është zgjeruar ndër pasuritë që janë sekuestruar sëpaku ka shkuar shumë larg duke sekuestruar edhe pasuri që janë për shkak të lidhjeve të krushisë që ka patur familja e Martinaj por që më rezulton që të jenë pasuri shumë më herët. Ervis Martinaj ashtu siç deklarohet dhe i ati i tij sot ka qenë një student me bursë Parma. Pra ai ka qenë fillimisht nën fillesat e tij në rini ka qenë një person i cili kërkonte të shkollohej madje edhe jashtë Shqipërisë në Universitetin e Parmës.”- tha gazetari Eni Ferhati.
Gazetari sjell edhe deklaratat e Mustafa Martinajt, i cili ka shprehur pakënaqësi ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe ka dorëzuar emra konkretë e koordinata në SPAK për zbardhjen e ngjarjes. Nga aspekti procedurial, fillimisht çështja u hetua nga Prokuroria e Kurbinit, e cila sipas hierarkisë ligjore duhej të shpallte moskompetencën dhe ta kalonte tek Prokuroria e Posaçme. Megjithatë, SPAK ka ndërhyrë me iniciativën e vet dhe nuk ka qenë indiferent ndaj çështjes.
“Zoti Mustafa Martinaj, nga komunikimet që ne kemi patur me të kur ai është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ka treguar paknaqësi të madhe edhe për drejtues të caktuar të Policisë së Shtetit, kryesisht në kohën kur ka ndodhur edhe ngjarja dhe ai është shprehur se ka deponuar edhe emra konkret, por madje edhe koordinata të sakta kur është paraqitur në SPAK me kërkesë të tij për të dhënë detaje dhe informacione që mund ta ndihmonin Prokurorinë e Posaçme në zbardhjen e kësaj ngjarje.”- vijoi Ferhati.
Ferhati thekson se Policia e Shtetit, në rrugë operative, ka identifikuar persona të dyshuar, mekanizmin e ngjarjes dhe dyshime për miliona euro të përdorura për fatin e Martinajt. Por ai dallon mes informacionit operativ dhe provave të dokumentuara ligjërisht. Ai nënvizon se kjo është një ngjarje që patjetër duhet të zbardhet me angazhimin e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.
“Nëse do t’i referohemi aspektit procedurial, fillimisht çështja u hetua nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm. Nëse do të ndjekim hierarkinë ligjore, po themi duhet të ishte kjo prokurori e cila duhet të mbi bazën e provave fillestare që janë mbledhur, dëshmive që ka marrë e tjerë me radhë, duhet të konstatonte kjo prokurori që pas kësaj ngjarje apo këtij dyshimi ekziston një grup i strukturuar kriminal që automatikisht të shpallte moskompetencën dhe të kalonte për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme.
Megjithatë nuk është vetëm ky varianti, po themi së pak ndoshta mund të kishte indicie të tjera, mund të kishte të dhëna të tjera që ta merrte dosjen edhe me iniciativën e saj. Sipas informacioneve që gjithashtu unë kam, nuk është se SPAK ka qenë gjatë gjithë kohës indiferent ndaj kësaj çështjeje. Janë bërë përpjekje nga më të ndryshmet.
Nga ana tjetër mund të them që edhe në rrugë operative Policia e Shtetit e ka të zbardhur ngjarjen, por të dish diçka në rrugë operative me të dhënat që ti i ke siguruar nga format nga më të ndryshmet dhe të kesh diçka të dokumentuar mbi bazën e provave, fakteve është diçka krejt tjetër dhe me sa duket po kërkohet një fill që të kapet në aspektin ligjor që më tej të shkohet deri në zbërtimin e të gjithë personazheve që kanë marrë pjesë.
Madje policia në rrugë operative ka arritur jo vetëm të ketë emra të personave konkret të dyshuar, mënyrën, mekanizmin se si ka ndodhur, madje policia ka edhe dyshimet e saj lidhur me sasinë e madhe të parave që mund të jetë në milion euro që është hedhur për të patur këtë fat të Ervis Martinajt.”- u shpreh gazetari Eni Ferhati
