Rreth 40 mijë qytetarë që u lind e drejta për pension nga data 1 janari 2026, do të kenë të ardhura mujore të llogaritura me koeficientët e indeksuar. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, përcakton miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, me koeficient indeksi 6.4 %, të llogaritur sipas kritereve të ligjit në fuqi. Indeksi prej 6.4% aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të s ë drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim.
Informacionet që duhet të dini Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, gjatë një interviste, shpjegon se ndryshimi lidhet me përditësimin e koeficientëve të indeksimit të pagave. Sipas Hoxhës, këta koeficientë përdoren për të sjellë pagat e viteve të kaluara në vlerën aktuale, duke i bërë ato të krahasueshme dhe duke garantuar një trajtim më të drejtë për qytetarët që dalin në pension në vite të ndryshme. “Ligji i sigurimeve shoqërore parashikon që çdo vit të ndryshojnë koeficientët e indeksimit të pagave, sepse qytetarët për kontribute të njëjta duhet të trajtohen njësoj. Këta koeficientë shërbejnë për të sjellë pagat e viteve të kaluara në vlerën e sotme”, tha ai.
Eksperti Hoxha thekson se indeksimi nuk përbën një rritje të drejtpërdrejtë të pensionit me 6.4%, por është një mekanizëm teknik që përmirëson mënyrën e përllogaritjes së tij. Në praktikë, masa e pensionit varet nga vitet e sigurimit, niveli i pagave dhe kontributet e derdhura ndër vite. “Kjo nuk është rritje 6.4% e pensionit, por është një mekanizëm teknik që përdoret për të përllogaritur më drejt pensionin, duke ref lektuar punën dhe kontributet e mëparshme”, tha ai. Për vitin 2026, mosha e daljes në pension mbetet 65 vjeç për burrat dhe 62 vjeç për gratë, ndërsa për pension të plotë kërkohen rreth Marrëveshja me Poloninë dhe negociatat me Greqinë 39 vite sigurime. Eksperti paralajmëron se dalja në pension të parakohshëm shoqërohet me penalizime të ndjeshme. “Pensioni i parakohshëm shoqërohet me një ulje prej 0.6% për çdo muaj. Nëse dikush del tre vite para kohe, përfitimi ulet me rreth 21.6% dhe kjo mbetet e përhershme”, u shpreh eksperti. Sa i përket vlerave, pensionet mbeten të lidhura ngushtë me kontributet. Hoxha thekson gjithashtu nevojën për ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve për sigurimet shoqërore.
Ndërkohë, një problem serioz mbetet mungesa e të dhënave për kontributet e viteve 1994–2011, që sipas ekspertit prek shumë qytetarë. “Një qytetar që ka paguar sigurime minimale mund të përfitojë rreth 24 mijë lekë pension. Me paga mesatare shkon rreth 30 mijë lekë, ndërsa për paga të larta ka kufizime në skemë. Qytetarët duhet të kontrollojnë nëse kanë periudha të pambuluara dhe t’i plotësojnë sa nuk është vonë. Po ashtu, duhet të mendojnë edhe për sigurime shtesë, për të mos pasur rënie të fortë të të ardhurave në pension”, tha Hoxha. Kujtojmë se Këshilli i Ministrave ratifikoi dy ditë më parë marrëveshjen me Poloninë për sigurimet shoqërore.
Vendimi është njoftuar nga ministri i Financave Petrit Malaj pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. “Këto janë marrëveshje shumë të nevojshme, sidomos për ata shqiptarë që punojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe duan t’u njihen vitet e punës që kanë pasur në vendin tonë. Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve të ngjashme me të gjitha ato vende, ku ka diasporë shqiptare prezente”, tha Malaj.
I pyetur mbi ecurinë e marrëveshjes me Greqinë për sigurimet shoqërore, Malaj informoi se po zhvillohen diskutime dhe negociata shumë intensive nga ana e palës shqiptare. “Kjo sepse diaspora që është prezente në Greqi është relativisht e madhe. Ne jemi besimplotë se do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, por është një marrëveshje që ka një intensitet të lartë negociatash dhe kushtesh që po diskutojmë për shkak edhe të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi”, shtoi Malaj.
