Monday, June 1, 2026
HomeALBIzraelitët po marrin tokën”/ Lala flet mbi pretendimin që qarkullon: Letrat e...

Izraelitët po marrin tokën”/ Lala flet mbi pretendimin që qarkullon: Letrat e pronave janë falsifikuar vite më parë!

Pas ngjarjeve të rënda dhe dhunës ndaj qytetarëve në Zvërnec, gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, ka lëshuar akuza të forta në një studio televizive duke zbuluar se e gjithë historia e pronave në këtë zonë është e përfshirë në falsifikime dhe tashmë ndodhet nën hetim nga SPAK.

Lala deklaroi se pas skemës së tjetërsimit të pronave qëndron një emër i njohur i skedave të drejtësisë, i cili përmes avokatit të tij ka kryer transaksione të dyshimta që i hapën rrugë projektit aktual.

“Zvërneci ka një hetim nga SPAK. Figura kryesore është Artur Shehu, i larguar nga Shqipëria para 25 vitesh. Kishte një shndërrim me familjarë të vrarë në Vlorë nga përplasjet e bandave. I vendosur në Miami dhe përmes avokatit të familjes, Pëllumb Petritaj, falsifikoi pjesën më të madhe, i ka kaluar në transaksione në persona të dytë e tretë duke shkuar deri te projekti që është hedhur ideja sot. Ai ka shitur prona që i ka marrë përmes falsifikimit,” zbardhi gazetarja.

Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur poshtë zërat dhe narrativat e përhapura në publik se pas këtij projekti qëndrojnë investitorë izraelitë. Ajo ka zbërthyer skemën e pronësisë së kompanisë offshore, duke zbuluar se kush janë aksionerët e vërtetë që fshihen pas një trusti holandez.

Aksionerët e parë: Një shtetas holandez me prejardhje ruse dhe një shtetas bullgar.

Trusti Holandez: Kompania zotërohet nga “Dutch Management Trust”.

Pronarët e fshehur: Brenda këtij trusti janë 5 shtetas shqiptarë. Katër prej tyre zotërojnë nga 24% të aksioneve, ndërsa i pesti zotëron 4%.

Sipas gazetares, kjo ndarje specifike aksionesh është bërë qëllimisht për të shfrytëzuar hapësirat ligjore të vendeve offshore: “E kanë bërë që të mbrojnë veten në offshore sepse ligji i mbron nëse nuk kanë më shumë se 25%. Ne nuk e dimë kush janë zotëruesit e vërtetë të Zvërnecit. Qeveria shqiptare duhet t’i japë fund.”

Duke u ndalur te përgjegjësia e qeverisë, Lala theksoi se megjithëse vendi duhet të krijojë klimë pozitive për investimet e huaja, ekzekutivi kishte detyrimin të bënte skanimin e plotë të pronësisë përpara se të jepte dritën jeshile për projekte të tilla.

“Qytetarët i kërkojnë llogari Edi Ramës me të drejtë. Shqipëria duhet të mbështesë dhe të krijojë një klimë të mirë për bizneset e huaja, por duhet të kishte pasur një verifikim të plotë të titujve të pronësisë,” përfundoi Lala.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments