Thursday, April 23, 2026
HomeALBIsh-nusja e Sylvester Stallone trondit: ‘Në shtrat ishte si lepur…’ – rrëfimi...

Ish-nusja e Sylvester Stallone trondit: ‘Në shtrat ishte si lepur…’ – rrëfimi që po bën bujë!

Aktorja dhe modelja ikonë e viteve ’80, Brigitte Nielsen, ka habitur publikun me një rrëfim të fortë në emisionin italian Belve, ku foli pa filtra për martesën e saj me legjendën e filmave aksion, Sylvester Stallone.

“Jam si një bombë atomike sepse di gjithçka, por kam firmosur një kontratë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se ka ende shumë sekrete të pathëna. Por ajo që tronditi më shumë ishte deklarata për fillimin e martesës: “Diçka ndryshoi që natën e parë… ishte një tragjedi që nuk do ta harroj kurrë”.

Nielsen shkoi edhe më tej, duke e përshkruar ish-bashkëshortin si “shumë të keq fizikisht dhe psikologjikisht” dhe “obsesiv”. Sipas saj, ndarja nuk u pranua kurrë nga Stallone, gjë që – sipas aktores – ndikoi rëndë edhe në karrierën e saj: “Më shkatërroi pasi u ndamë”.

Deklaratat e forta kanë ndezur menjëherë rrjetin, me fansat të ndarë mes mbështetjes për aktoren dhe dyshimeve mbi këto akuza të rënda ndaj ikonës së Hollywood-it.

A është kjo vetëm maja e ajsbergut? Intervista po bën xhiron e mediave dhe pritet të sjellë edhe më shumë reagime… 👀

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments