Ish-fituesja e “Big Brother VIP” nuk i ka kursyer ironitë dhe kritikat, duke u shprehur se Moza po përpiqet të “rehabilitojë” figurën e saj në sytë e publikut. Në një postim të fundit, Egla përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe therëse, duke e cilësuar këtë përpjekje si të pabazë dhe të destinuar për një audiencë që ajo e quan “ignorante dhe pseudo-intelektuale”.
Në reagimin e saj, Egla thekson se Moza nuk ka kundërshtarë të fortë përballë, duke lënë të kuptohet se kjo i ka dhënë hapësirë të duket më e fortë seç është në të vërtetë. Ajo shton gjithashtu me ironi se do të kishte dashur të përballej me të në një debat më të thellë, duke e quajtur “diskurs Shekspiro-Frojdian”.
Në fund të reagimit, Egla mbyll me një shprehje provokuese, duke cituar në mënyrë të lirë Shekspirin, çka ka nxitur reagime të shumta dhe komente nga ndjekësit.
Ky postim ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke rikthyer edhe një herë në fokus përplasjet mes figurave publike të reality show-ve shqiptare.
