Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me Nikollë Lesin për “Koha Jonë – debat”
Fillimisht shumë nga ne nuk do ishin të njohur as në lagje, jo më deri në qytetet e tjera”.
Që “Koha Jonë” përveç se një institucion i sistemit të ri demokratik shqiptar, përveçse një gazetë, një tribunë e mendimit të lirë, ka luajtur në një farë mënyre dhe rolin e një shkolle dhe ndoshta është të paktën për një periudhë i vetmi universitet i shtypit të lirë nga ku kanë dalë plot njerëz, listën e plotë e ka Nikolla.
INTERVISTA E PLOTE
Nikollë Lesi:-Përshëndetje të nderuar teleshikues të gazetës “Koha Jonë” online!Siç jeni dijeni kam një emision “Koha Jonë debat”, por këtë radhë do jetë bashkëbisedim sepse kemi përvjetorin e 35-të të gazetës “Koha Jonë”. Një gazetë legjendë, gazetë që ka bërë epokë, gazetë që është ndeshur me të gjitha pushtetet, me pushtetin e djathtë të“Saliut të parë” si themi dhe me pushtetin e Partisë Socialiste si i themi “Nano i parë”. Përherë ka bërë betejë, ka nxjerrë shumë drejtues të medias që janë sot drejtues të gjithë mediave edhe në Kosovë bile kemi drejtues nga Koha Jonë. Është një gazetë që ka nxjerrë deputetë, diplomatë, ambasadorë, ka nxjerrë edhe ministra, ka nxjerrë edhe kryeministra, markën e kanë “Koha Jonë”.
Tani më falni po futem direkt me këtë 35 vjetor, e kam organizuar ndryshe me një bashkëbisedim me një njeri, i cili siç thashë “Koha Jonë” ka nxjerrë shumë emra po ka shumë ikona dhe ikonat e gazetës “Koha Jonë” për mua dhe për shumë publik janë; Dritëro Agolli i famshëm, Ismail Kadare që kanë shkruar, te “Koha Jonë”, Mojkom Zeqo, Rexhep Qosja, Teodor Keko dhe një personazh tjetër nga këto ikona të gazetës “Koha Jonë” e kam ftuar sot në një bashkëbisedim që besoj do jetë interesant bashkë me stafin tim të gazetës stafin kryesor dhe ky është Edi Rama.
Edi, faleminderit që pranuat! Fillova njëherë para ca ditësh me disa kolegë që janë të medias, “Koha Jonë” dikur që kanë punuar dhe që i thashë si mund ta organizojmë dhe shumica ishin që “fto Edi Ramën”. Një pjesë nuk e donin Edi Ramën se thanë është kreu i regjimit, kishte dhe pjesë të tjerë që thoshin shtypi është i dhunuar, por shumica dominoi i nderuar zoti kryeministër për Edi Ramën. Pra je i ftuari im! Faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: Shumë faleminderit! Edhe e imagjinoni sa xheloz do bëhen kur të shohin këtë studion e dytë se kanë parë vetëm atë studion e debatit. Kjo është studioja sekrete, do t’i bëj xheloz, po ti nuk ke pasur ndonjëherë problem me xhelozinë, përkundrazi xhelozia të ka bërë më të motivuar.
Nikollë Lesi: Të ndërpres se jam pak zevzek, zoti kryeministër dhe do më pranosh një çik.
Kryeministri Edi Rama: Po, patjetër!
-Unë kam një dhuratë me këtë 35 vjetor, është libër i botuar “Kështjella e Medias” që flet për gazetën “Koha Jonë”, jeni dhe ju këtu brenda. Kam edhe një dhuratë tjetër që jam i detyruar ta lexoj këtë hyrje, këtë dedikim. Në fakt dedikimet janë personale zoti kryeministër, “Si njoha Nanon dhe Berishën”. Është një libër që unë e kam botuar dhe ka një shënim që nuk e di nëse do të pëlqejë, po po të duash e lexoj unë, po të duash… Unë po e lexoj. – “Edi Ramës: – “Mos u bëfsh kurrë si këta të dy, si Berisha dhe Nano’”. Faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: Na hape temë të madhe me këtë se s’kanë qenë njësoj.
Nikollë Lesi: Në raport me “Koha Jonë”.
Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk kanë qenë njësoj. Gjithsesi përpara sa të kalojmë te këto provokimet e tua, desha vetëm të them që më kishe rezervuar një insert ku thosha që “Koha Jonë” është i vetmi universitet i shtypit të lirë në Shqipëri. Tani me të gjitha ato figura që pashë, unë nuk e di kush nga ata që janë sot nëpër këto studio, nuk ishte aty.
Nikollë Lesi: Koha jonë nuk ka nxjerrë vetëm Yll Rakipin dhe Mero Bazen zoti kryeministër, të cilët të gjithë e kanë një markë “Koha jonë”
Kryeministri Edi Rama: Jo, “Koha Jonë” në një farë mënyre i ka nxjerrë dhe ata të dy se inati ndaj kohës tonë ju ka dhënë atyre frymëzim të madh. Po mos ishte koha jonë unë nuk e di se kë do kishin ata si frymëzim për t’u bërë konkurrues. Megjithëse “Koha Jonë” s’ka pasur konkurrencë, deri në momentin kur e dogjën ishte pa konkurrencë.
Nikollë Lesi: Nëse më lejon ndoshta mund të bëj gabim ndonjëherë të them Edi – nuk e di të ngel hatri- Edi i nderuar!Jo se jeni kryeministër, nuk kam asnjë interes, ju dini shumë mirë s’kam as firma ndërtimi, asgjë në këtë botë, jetoj vetëm me gazetën “Koha Jonë”, por më lejo të them që pena jote, e Frok Çupit, e Ben Blushit, e Shkullakut, e Sander Frangajt, e disa emrave të tjerë ishte një penë brilante në vitet ’92-’97, bile mbaj mend njëherë, me Sander Frangaj që ishte kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, pa hyrë në burg akoma që na lajmëruan nga agjencitë e shitjes së rretheve se nuk ka më gazetë, ka mbaruar dhe kishin marrë shkrimin tënd dhe të Frrok Çupit, i kishin fotokopjuar dhe shitej fotokopja sa çmimi i gazetës. Pra në këtë sens mund të them që na ke bërë një nder të madh me shkrimet tuaja. E ke pësuar! E ke pësuar natyrisht, ndoshta nuk të vjen mirë ta them po atë natën e goditjes tënde nga “falangat e regjimit të Saliut” nuk rri dot pa thënë. Kemi qenë në mesnatë diku nga ora 12 e natës me Ben Blushin dhe me Martin Lekën që erdhëm ku ishte QSUT-ja në mos gabohem dhe kishim një makinë Benz të bardhë që mezi i jepte Martin Leka atëherë kështu se ishte me marshe, – edhe marshet i ngarronte Martini, -erdhën të gjetëm të shtrirë gjithë gjak thashë edhe njëherë kërkoj ndjesë edhe për teleshikuesit, por edhe për kryeministrin, po jam i detyruar ta them që ke qenë një nga ikonat e gazetës dhe mbaj mend tre tropojanë që ishin pjesa e gardës, Ai ka qenë një mikrobusi i bardhë nëqoftëse e mban mend e kohës së “Saliut të parë” që ishte një mjeke që thoshte: – T’i bëjmë gjilpërën e tetanozit dhe ato thoshin: -“Jo le të vdesi aty, le të vdesi aty” dhe unë kam patur një badigard dikur Myslimi, Myslimi i famshëm.
Kryeministri Edi Rama: Po i madhi.
Nikollë Lesi: Ai i mori tak ato, se i fortë ky i fortë, të fortë ata, i mori si me gjysmë dhune po themi këto badigardwt e Saliut dhe ndërkohë ne ikëm vrap me Martinin gjetëm një farmaci, se Martini dhe e sollëm dhe shpëtove. Nuk do them që e ke jetën nga unë e Martin Leka, por po të them që ke jetuar strese të mëdha. Tjetër, Edi jam i detyruar të them, që unë e kam filluar me shumë pasion, me shumë pasion në një gazetë lokale me 500 kopje, imagjino një herë në një javë dhe që shpërndaj e shumta deri në Mirditë dhe në Shkodër dhe na ndihmoi një, kam nxjerr disa pika, po nuk jam i sigurt nëse i gjej mirë. Shkrimi i parë që na bëri të njohur ka qenë i nderuar, i Frrok Çupit më 6 gusht 1991, kur e shkarkuan dhe atëherë ishte shtypshkronja te “Mihal Duri”, rruga e ambasadave Edi dhe ne kishim deri atë ditë prodhoi nja 1000, 2000 kopje po themi dhe shkrimi i Frrokut, Frrok Çupit ishte shtypi i sheshtë nuk ishte shtyp rrotativ s’kishte ardhur akoma, erdhi në kohën e asaj saj shtypshkronjës “Demokracia” dhe ndenjëm me Sander Frangaj, Martin Lekën, dhe këtë grupin, që shtypej si me thënë 2000 kopjet e para i shpërndanin menjëherë. Nuk ka asnjë turp për të thënë teleshikuesve se brez i ri i është mësuar me sisteme digjitale, e nuk e di çfarë kohe ka qenë e vështirë për të bërë media të lirë dhe të pavarur prandaj jam i detyruar t’i them disa gjëra. E merrnim me thes gazetën “Koha Jonë” me Sander Frangajn dhe e shpërndanin në pikët e shitjes. Vazhdonte shtypja dhe shkoi afërsisht numri i parë Edi mos gabohem, dy ditë kemi bërë për ta shtypur, ka shkuar diku te 25.000 kopje dhe e shpërndamë me tren, e dërguam në Lushnj,e në Vlorë dhe “Koha Jonë” intervista e Frrok Çupit u bë kombëtare.
Pastaj filloi “Koha Jonë” që erdhën gazetarët që erdhi Blushi, erdhi Shkullaku, mos gabohem po erdhën, Kaba grupi i famshëm që ikën nga RD-ja dhe pastaj u bëmë një lloj si me thënë superfuqie në Tiranë sfiduam “Zërin e Popullit” dhe gazetën RD. Ndërkohë kam një surprizë të vogël që ke harruar se kur vjen nga Parisi, Po se di nëse e ka gjetur stafi, po stafi më thanë që e kanë gjetur të saktë, një shkrim i parë Edi Ramës në qoftë se e njeh që thotë nuk e di ku e lash tashi.
Nikollë Lesi: Shkrimi parë Edi Rama në “Koha jonë”, e ke diku nga faqja gjashtë në fakt, se atëherë të futem nga fundi se…
Kryeministri Edi Rama: Po se ishte stazhi.
Nikollë Lesi: Afër Ardian Klosit më duket.
Kryeministri Edi Rama: Po letër personale nga ferri apo jo?
Nikollë Lesi: Leje ato ishin brilante
Kryeministri Edi Rama: Po ato ishin pa autor.
-Të nderuar teleshikues! Po bëjmë bashkëbisedim me Edi Ramën gazetar analist i “Koha Jonë” dikur, sot kryeministër. Më lejoni t’ju kujtoj se “Koha Jonë online” ka 1.1 milion ndjekës. Mund ta ndiqni emisionin e kohajonë.com në Instagram, në YouTube, Facebook dhe TikTok. Faleminderit!
Kryeministri Edi Rama:(lexon) Po në Shqipëri ka nisur vallja marramendës e mediokërve të socializmit.
Nikollë Lesi: Këtu kemi në fakt edhe disa Blendi Fevziu që dha dorëheqjen i revoltuar nga Ministria e Kulturës atëherë që ishte Anagnosti dhe botuam. Erdhi zoti Fevziu punoi ca kohë, mori stazhin ai nuk do ta pohoj nganjëherë, por pastaj prapë e mori Blushi në 97-ën që bëri revistën Aks. Ka qenë në revistë, një gazetë kulturore, nuk e di. Ke pas shkruar Tedeor Kekon dheAndi Bejtjen, kryeredaktor dhe drejtor.Bile njëherë erdhe nga Parisi, se vije atë mënyrën tënde kështu bile edhe kur erdhe te redaksia “Koha Jonë” ne kishim një derë të vogël që kur u kërruse për të hyrë, dhe në sallë priste Teodor Keko dhe Dritëro Agolli i famshëm dhe solle dy, tre shkrime. Por zevzek i madh ishe, i doje presje për presje dhe Sandri mbaj mend se Sandri dhe Shkullaku, Shkullaku ishte redaktori, si me thënë ose njeriu që punonte nën hije në kuptim që i redaktonte gjërat dhe e thoshin me të bërtitur kujdes presjet e Edi Ramës. Nganjëherë vije vetë, ke ardhur nja dy herë në shtypshkronjë, në mos gabohem, natën, por fola gjatë megjithëse tani unë jam kurioz për shikuesit, përshtypjet tuaja për “Koha Jonë” dhe për djegien e gazetës.
Kryeministri Edi Rama: E di çfarë më ke më ke kujtuar, më ke kujtuar një episod që mbase ta kam thënë dhe mbase që publikisht do ta them për herë të parë se s’e kam thënë ndonjëherë, po disa njerëzve ia kam treguar. Në fillimet fare të pushtetit të Partisë Demokratike vjen në Tiranë Gjelosh Gjoka. Gjelosh Gjoka, piktor i famshëm shqiptar nga Mali i Zi që jetonte në Gjermani edhe kishte ëndërr të takonte doktorin, e kishte ëndërr. Edhe i them unë shiko i thashë vetëm po t’i çoj unë një kërkesë, ti mund ta takosh ndryshe s’ka për të takuar. Jo tha çfarë tha mos u ngatërro ti me këtë punë se ngaqë unë kisha ato pozicionet e mia te “Koha Jonë” edhe dihej puna ime. Okej thashë ti e di! Mirëpo tentoi, tentoi, tentoi, nuk e realizoi dot, u dëshpërua. E më tha mua: – Ti ma the me shaka mua atë? Jo i thashë: – unë jam i bindur që po të kërkoj unë, ai të jap takim. Po provoje njëherë tha edhe i bëj letër unë për Gjeloshin, prezantimi kush është, çfarë e tjerë, e tjerë dhe ja çoi nëpërmjet dikujt që e di që e çonte në dorë. Edhe më vjen ai dikushi edhe më thotë Po ja dhashë thotë po ai ka një kusht. Çfarë kushti i thashë? Ai mund ta presi Gjeloshin po të jesh dhe ti me të.I thashë: Unë! Jo tha: – Kështu tha! Po të vij bashkë me të tha: – Unë e pres! Edhe i them Gjeloshit, dëgjo kjo është një çik e vështirë për mua tani të shkoj të takoj atë
Se takoj atë unë! Dava komunisti. Tha: – Jo ky është rasti që ti duhet të vish patjetër e tjerë e të tjerë ai po të fton e ç’rëndësi ka. T’i biem shkurt shkojmë të dy atje, po, po.
Nikollë Lesi: Ku mo?
Kryeministri Edi Rama: Tek presidenca po në zyrë me Gjelosh Gjokën surprizë, “s’e dinte Koha Jonë” se do të kishe shpartalluar. Edhe ulemi aty, ai i fliste i Gjeloshit mua fare, por ndërkohë fliste që të dëgjoja unë kuptohet! Edhe profesori i thotë: – Këto ditë që ke qenë këtu e ke parë ndonjëherë parlamentin? Thotë: Parlamenti ishte komplet PD atje, ke parasysh parlamenti i parë në mbas ‘92 ishte, e pa ndonjëherë parlamentin? Gjelosh ia futi kot e kam parë tha! -Po si duket i tha? Po mirë tha fillimet janë tha mirë është! Çfarë mirë? Si mirë? Ku ka mirë aty tha? Ou thashë unë, po çfarë po thotë ky!
S’ka mirë aty tha. Aty janë të gjithë tha me lakrën e komunizmit në kokë – tha edhe se s’dua të them gjithë detajet se foli dhe me emra që unë u habita fare, i ra atyre të vetëve, i bëri copash edhe çohet nga tavolina edhe shkon merr Kohën tonë. E kishte mbi tavolinë. E shikon këtë ti – tha – unë aty, i thoshte atij, – këtu është ajka – tha – e trurit të këtij vendi.
Po në vend – tha – që të punojmë për këtë vend dhe të më ndihmojnë – tha – dhe të mbështesin këto procese, rrinë atje – tha, edhe bëjnë gërr-gërr-gërr gjithë kohës dhe ankohen për ata – tha, – këta të vetët. Kanë të drejtë tha po ku t’i gjej unë, se mos vijnë këta – tha. Unë thashë ky qenka një mashtro i një niveli më të lartë se s’ka mundësi.
Nikollë Lesi: Kjo është 92-93?
Kryeministri Rama:Ishte në ’92-in.
Nikollë Lesi: Ishte grupi i Gramoz Pashkos
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo ishin në parlament të gjithë ata, ishte fillimi po të them edhe kështu historia domethënë. Mu kujtua kjo gjë kur po flisje thashë do ta them këtë me rastin e 35 vjetorit. Këtu është – tha – ajka e trurit tha e këtij vendi.
Në vend që të më mbështesin, të më ndihmojnë tha se ishte për mua ajo se isha dhe unë aty, në vend të më mbështesin e të më ndihmojnë tha rrinë bëjnë gër gër gërr.
Nikollë Lesi: Në fakt Edi kjo që thoni ju lidhet pak a shumë se doli atëherë pas Frok Cupit diku nga korrik – gushti i 92-shit pasi erdhi PD-ja në pushtet doli grupi i famshëm që ishin Neritan Ceka, aleanca, Prec Zogaj e Ben Imami mos gabohem, Spartak Ngjela i famshëm, Azemi që bëri një deklaratë të madhe në parlament.
Dhe kur botoi Azemi ishte kryetar mos gabohem i komisionit parlamentar të rendit dhe të SHIK-ut atëherë, që e shoqëroi, kishte me shoqërues të gjitha dhe ai e njihte mirë nga brenda si funksiononte SHIK-u, shërbimi sekret i asaj kohe. Dhe erdhi solli me Spartakun, se Spartaku si Spartaku babaxhan kështu që do them histori pastaj që i thashë do shkoj në intervistë edhe do ta them në fund ç’tha për pushtetin tënd dhe të Saliut po mund të mos të pëlqejë po do e them atë se ma tha amanet thuaj këtë dhe Spartaku pasi e redaktoi shkrimin përpara se të shkonte Azemi në parlament se e fuste një redaktim avokati se Azemi ishte trim ashtu, por gërmat e mira, tekstin e bënte Spartaku dhe shkoi Azemi bëri fjalimin e madh në parlament dhe vjen në darkë, kur na rrethuan komplet redaksinë ne. Redaksinë ne e kishim sa kishim shkuar te restorant Durrësi në qoftëse e ke parasysh ka qenë ai tuneli i madh që vije nganjëherë ti.Edhe filloi dajaku atje, filloi dajaku i parë, pastaj filluam të provonim dajakun, s’ kishim provuar.
Kryeministri Edi Rama:Pse hynë për të rrahur Azemin?
Nikollë Lesi: Jo Azemin, pjesa jashtë që ishin këto rojet e mi. Thashë unë një kështu që ky Myslim im i famshëm sta përtonte fare, nuk të binte në qafë po nuk të falte, ai kishte dhe fis të madh se këtu në kodër Kamze ishin nëntë xhaxhallarë, secili kishte gjashtë djem ishin ushtri e madhe dhe natyrisht kjo është pak me humor për teleshikuesit por në fakt po për brezin e ri sidomos 20 vjeçar 30 vjeçar se kanë idenë sesi është bërë gazeta Kohë jonë. Atëherë s’kishte as internet zoti kryeministër! Unë them për ata që na ndjekin, të rinjtë se brezi im, brezi më i ri ose brezi jot pak afër meje por, po brezi tjetër e dinë që është Koha jonë. Po atëherë s’kishte internet, s’kishte asgjë. Kishim ca radio kështu si policie “ëalkie-talkie” që ishin kështu. Bile atëherë bënim me Sandrin e famshëm, Sandër Frangajn kishim një si kudo brenda stafit, kishim një që merrte dy rroga edhe një në Shik edhe në gazetë. Emrin se kam thënë asnjëherë, vetëm unë e di edhe Sandri.
Kryeministri Rama:Po ti e dije, ju e dinit?
Nikollë Lesi: Unë po!Edhe ne bënim kështu, që Saliu tërbohej Saliu. Saliu për shembull fuste gjithandej që cfarë ndodh, cfarë bëhet brenda gazetës për të parë titujt, gjërat edhe i them Sandrit do mbledhim stafin do marrim dhe këtë person X edhe do themi një gjë krejt tjetër për tjetër. E filloi mbledhja, gjithë stafi kështu, thashë na ka ardhur një dokument nga presidenca, s’kishte ardhur fare nga presidenca, e kishim marrë nga burime të tjera ne, nga presidenca nga ai burimi i Sandrit që ti e di nga ai burimi jonë po mos e hapni të lutem, keni sekret brenda nesh. Ju lutem, ju lutem 20 herë tha. Në fakt po thoja që ta reportonte dhe drejtor thotë Sandri kush është ky. Ai burimi që ke ti në presidencën e lartë që rri afër Saliut. Po të lutem mos e hapni këtë muhabet. Dhe ndërkohë ne vazhduam lojën kështu, se shkonim gjithë grupi i madh që ishin gjithë.
Dhe kishin shkuar pastaj pas dy tre ditësh marrin vesh që në presidencë stafi po hetonte çdo njeri kush ka kontaktuar me Koha jonë. Domethënë, që nga zëdhënëse e shtypit, që ishim stafet aty dhe i futëm zjarrin presidencës në këtë kuptim që filloi frika. Ku po del lajmi? Tjetër ka qenë një histori. Edi nuk e di a ke qenë në Paris atëherë kur në shkurt kur shpërtheu bombat e Vefas atëherë, që ka qenë një supermarket dhe ne ishim duke punuar gjithë stafi ishte gazetë atëherë me 24 faqe e përditshme, e fuqishme Sandri ishte redaktor, Shkullaku ishte nxënës kryeredaktor, Blushi me duket shef politike mos gabohemi.
Kryeministri Edi Rama: Ju arritët ju arritët në mos gaboj deri në 60.000?
Nikollë Lesi: Jo, shkuam në kohën e Ben Blushit 100.000 kopje shitje në ditë në ’97. Edhe që të them unë ne po punonim të gjithë stafi ishte Lad Prela ndjesë pastë, ishte Lir Gjoni. Lir Gjoni ishte shefi i sektorit të jashtëm, absolutisht djalë i shkëlqyer. Domethënë shumë djalë shumë korrekt, nuk e di ku punon tani por realisht ishte shumë gazetar korrekt
Kryeministri Edi Rama: Mbaroi atë misionin NATO si ambasador dhe tani është këshilltar.
Nikollë Lesi: Paske bërë punën më të mirë, ma jep dorën. Bravo. Vazhdojmë kështu duke punuar ne kur nga ora 11 e natës po bëheshim gati për të faqosur gazetën, për të shkuar në shtypshkronjë se ishte tirazhi atëherë ishte diku, në shkurt ‘96 shkonte 70 – 80 po në kohën e Blushit shkoi 100.000 kopje.
Kryeministri Edi Rama: Nuk e dija që ka kapur 100.000 se unë mbaj mend një 60.000 që ka qenë një moment
Nikollë Lesi: Është me dokumente dhe në gjykatë, kemi dhe gjyqin edhe gjyqin me shtetin. Dhe po duke vazhduar kështu kur unë isha në zyrë, kisha zyrën e drejtorit, Sandri ishte komshi kështu dhe kur më kërcet një derë kështu me idenë se nxitimi i orës 11 ke parasysh atë titullin që ke punuar, duheshin titujt e faqes së parë për t’i printuar, për t’i korrigjuar me letër se ishte i tmerr i madh. Tmerr i madh. Sot bëjnë qejf këto me portale, kopjojnë një shkrim.
Kryeministri Edi Rama:I bëjnë dhe gabim se atëherë s’bëheshin gabime, aty s’ka gabime. Këta i bëjnë gabim, këta me kompjuter i bëjnë gabim.
Nikollë Lesi: Atëherë vërtetë korrigjohej presje për presje. Dhe në këtë moment Edi kur kërcet një derë thashë i thashë më lër rehat se jam vonë për kështu e për ashtu se më pret kryeredaktori me stafin për të vënë si me thënë viston e fundit, se drejtori jepte viston e fundit dhe kur shoh unë, kthej kokën me skafandra me automatikë, ngela një herë se s’po them tani trim i madh se të gjithë tregohen trima po ngela, u shushata. Cfarë keni hyrë këtu? Ec unë, prangat, zbres unë nga kati i tretë në kat dytë Edi i nderuar, Shkullaku, Kol Balla, Lir Gjoni gjithë me duar përpjetë, gjithë stafi të rreshtuar si ato filmat me gjerman, të gjithë me automatik kështu dhe furgona pafund policie na kanë marrë atë natë 33 gazetarë. 33 gazetarë në një qeli. Unë qëllova me Martin Lekën dhe me Frok Çupin në qeli
Kryeministri Edi Rama: Dhe flasin për lirinë e medias këta
Nikollë Lesi: Ja do ta them edhe këtë se kur krahason dhe unë po të them një gjë tjetër dhe hyri ambasada amerikane në 5 të mëngjesit
Kryeministri Edi Rama:Po ty të morën çuan në rajon?
Nikollë Lesi: Në rajon të gjithë. 33 gazetarë Edi Rama, e dinë gjithë mediat.Ore na futën në qeli brenda aty dhe kush ka qenë te autori i bombës? Ç’ punë kishim me bombën? E keni vendosur bombën nga gazeta “Koha Jonë”. Hyri ambasada amerikane se atëherë ambasada amerikane ishte shumë – shumë mike me “Koha jonë” për arsye se ishim demokracia e vërtetë atëherëdhe kur na lëshuan pesë mëngjesit dhe duhet të dal te ideja tjetër, gjithë stafi i lodhur në qeli kishin femra që ishin korrektore femra korrektore ishin në qeli brenda, ishte një faqosëse femër bashkë me disa të tjerë, nuk ikëm në shtëpi. Shkuam në gazetë të gjithë dhe u bë gazeta dhe u shtyp, ka dalë në 9 të mëngjesit më vonë. E kemi shpërndarë me fugona.Dhe u shpërnda, asnjë nuk kishte frikë. Ishin aventurierë, pasiononte, të vinin të gjithë gazetarët bashkë domethënë që mirë unë e Sandri që ishim bashkëpronarët kryesorë, ja dhe shefat, por vinin gazetarët për lexuar shkrimin e tyre, ishte një tjetër ndjenjë atëherë.
Kryeministri Edi Rama: Ishte shija e lirisë
Nikollë Lesi: Nuk e njihnim lekun, që e thotë një kolegu jonë, ishim pasionantë, aventurierë dhe në fakt kjo lloj gazetarie dikush që e sheh këtë emision thonë këto qenkan në epokën e gurit. Po në fakt është pasioni, është dëshira, është këmbëngulja. Një gazetar që do të bëjë një gjë për këtë vend është pasionant apo jo?
Kryeministri Edi Rama: Po ishte dhe një përgjegjësi që vinte nga fakti që ti e dije që do ta lexonin shumë njerëz. E dije që mezi prisnin që ta hapnin. Unë mbaj mend atëherë me ato pastaj që bënim ato intervistat e gjata etj, mbaj mend që domethënë edhe sot takoj njerëz që m’i përmendin ato “te koha jonë, te koha jonë”. Kështu që ka qenë edhe ata që e bënin, por dhe ata që e merrnin e thithnin, domethënë ishin sikur, ja 100 000 kopje. Imagjino!Por ama kishte vetëm një burim mediatik që ishte TVSH-ja. TVSH-ja ishte fashizëm komplet. S’kishte lidhje fare me pluralizmin. Dhe çfarë ishte, ishin këto paçavuret jo RD e ca kishte tjetër! Ishte dhe kjo e shokut tonë Yllit.
Nikollë Lesi: Albania”Po ishte pozicioni i tillë.
Kryeministri Edi Rama:E kam fjalën që nuk ishin gazeta që i referohej publiku që donte të merrte vesh gjëra të vërteta.
Nikollë Lesi: Zoti kryeministër, një dokument që e kam zgjedhur që ta shohësh çfarë lirie shtypi, atëherë edhe tani.Nuk e di nëse mund ta thuash.
Kryeministri Edi Rama:(lexon) Për krijimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e financimit të PS-së dhe KJ-së Kohës tonë nga Serbia.
Nikollë Lesi: Parlamenti. Vendim i parlamentit
Kryeministri Edi Rama: Po pra po. Kuvendi popullor, Republika e Shqipërisë, zëvendës kryetari i kryesisë Tomor Malasi. Edhe Pjetër Arbnori i shkret e paska firmosur këtë paçavure.
Nikollë Lesi: Dhe imagjino zoti kryeministër se këta staf i ri iu duket si filma nga ato filmat e Hollywoodit. Po në fakt kjo që ka provuar Koha jonë është….
Kryeministri Edi Rama:(lexon) I pandehuri Aleksandër Frangaj këtu
Nikollë Lesi: Vendimi i arrestit
Kryeministri Edi Rama: (lexon) Grupit të PS-së dhe të PSD-së ju kërkua zyrtarisht që të caktojnë një deputet për të qenë anëtar te ky komisioni në seancën plenare. Kryetari i grupit parlamentar z. Namik Dokle pasi u kërkua nga kryetari i kryesisë që të jepte sqarim të shpejtë deklaroi se grupi i tyre nuk do të caktohen deputetë në komision. Ky informacion i bashkëngjitet vendimit të Kuvendit Popullor. Hajde Kuvend Popullor! Hajde popull hajde!
Nikollë Lesi: Nuk dua të justifikoj fare qeverinë e sotme se kam disa pyetje therëse në fund.
Kryeministri Edi Rama: Jo, ne dihet që “financohemi nga Serbia” po unë them për ju atëherëS’e dija këtë. Po s’e ke nxjerrë ti? E ke nxjerrë atëherë?
Nikollë Lesi: Jo, jo, tani e kam gjetur për një gjyq e kam të famshëm dhe e gjeta këtë dhe kur pashë, unë e dija po kur tregova edhe Ben Blushit e ca të tjerëve u skandalizuan. U skandalizuan se një parlament s’mund të kontrollojë një gazetë apo jo? Nuk mundet. Plus kësaj, ne na erdhën pas vendimit të parlamentit, pra sikur ta zëmë Edi Rama sot ka inat median X dhe krijon një komision parlamentar të hetojë financat e një gazetë. Nuk shkon apo jo? Nuk ndodh. Nuk duhet të ndodhin.
Ka tatime, ka institucione të tjera. Kurse këtu parlamenti erdhën aty tatimoret aty nja 30 e ca veta, bllokuan zyrën e katit të parë, financën. Sandri në mos gabohem ndenji në një zyrë, se donin zyra komode.
Kryeministri Edi Rama: E ke menduar ndonjëherë për shembull se nnë kam menduar herë pas here kur bie natyrisht fjala për këtë temë. Po e ke menduar ndonjëherë për shembull që si do ishte rrjedha e ngjarjeve po mos ishte Koha jonë? Të ishte vetëm TVSH-ja, RD-ja, “Albania” edhe “Sporti popullor”.Si do ishte rrjedha e ngjarjeve?
Nikollë Lesi: Edi unë po të përgjigjem në një mënyrë siç e thotë Avokat Ngjela, thotë ai se unë s’mund ta them se më bie keq ta themshembull.
Kryeministri Edi Rama: Unë mendoj për shembull që tek referendumi i 94-ës Koha jonë ka qenë kyc. Se ajo që nuk kuptohet dot sot është që TVSH-ja nuk kishte aty “Jo PS-ja, jo çfarë thotë njëri çfarë thotë tjetri. Domethënë kulmi i arritjes për PS-në atëherë ishte kur i nxirrnin ndonjëherë Namikun ose Servetin ndjesë pastë pa zë dhe foli dhe ky se ndërkohë gjithë pjesa tjetër ishte lemeri. Domethënë si do ta përjetonin njerëzit realitetin që ishte e kundërta e asaj që thoshte TVSH-ja po mos ishte Koha jonë. Ma thuaj!
Nikollë Lesi: Koha jonë i rrëzoi Saliut referendumin e 94-trës dhe bëri shumë mirë. Por unë po të përgjigjem me Spartak Ngjelën sepse nuk e them dot. Spartak Ngjela thotë po të mos ishte gazeta Koha jonë e periudhës 92-97 thotë avokati, avokati na ndjek dhe mund ta thotë, tha: Do ishte akoma Saliu mbret sot e kësaj dite, as PS në pushtet dhe asgjë. Do kishte ndryshuar çfarë të donte ai, si mbretëri do ishte kthyer. Koha Jonë i doli përballë. Shumë veta e akuzojnë, por Koha jonë realisht se vjen të djegia e gazetës Koha Jonë në 3 mars ’97. Nuk e di si e ke ndjekur Edi? Jam kurioz djegin e gazetës Koha Jonë. A ke qenë në Shqipëri në 3 mars apo jo?
Kryeministri Edi Rama: S’kam qenë unë se unë u paketova i pari dhe ndejta disa ditë në shtëpi dhe pastaj ika në Francë. Ishin dy momente që kuptova se sa thellë kishte vajtur ideja domethënë, që e para se ajo skena që tregon ti tek spitali, ajo ishte jashtëzakonshme.
Nikollë Lesi: Po kam qenë dëshmitar.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Po ishte e jashtëzakonshme nga ana ime. Se unë në momentin kur ata më lanë në tokë menduan që mbarova. Ata menduan që mbarova se më lanë në tokë dhe unë, se harroj i shtrirë shoh gjithë dritaret, se shtëpia ime ishte te një si formë si dy L me një oborr të brendshëm ishin parafabrikatet dhe ishte një bllok dhe shoh gjithë dritaret, dritat me njerëzit në dritare. Ishte kështu si një amfiteatër. Edhe aty mora fuqi, u çova dhe fillova duke iu bërtitur atyre. Rrini nëpër dritare po kështu do t’ju vini juve nëpër shtëpi. Duke mbajtur fjalim. E kupton? Se isha akoma i nxehtë, nuk isha i vetëdijshëm unë se çfarë ndodh. Ndërkohë hunda bënte kër-kër-kërk edhe pastaj dal në rrugë afër te parafabrikatet poshtë, te ish- Uzina Enver. Dal në rrugë për të marrë makinë nuk ndalonin makinat, nuk ndalonin dhe unë isha gjak dynjaja dhe më morën dy çuna ndaluan, më morën. Se kur unë po flisja më vjen dikush dhe më thotë boll se po humb shumë gjak dil merr një makinë. Të kujtohet që doli ajo teoria që i kanë hedhur bojë që Serveti i shkretë me ata i kanë hedhur bojë të kuqe sipër, ka hedhur bojë sipër që të duket.
Nikollë Lesi: Kanë qenë në faqe të parë ato.
Kryeministri Edi Rama: Kjo është bojë. Edhe mua akoma më rrinte mendja te lufta edhe thashë të shkoj ta bëj një foto përpara, jo para fotos thashë të shkoj njëherë të lajmëroj dikë se unë mund të iki dhe s’merr vesh se për çfarë dhe shkova te Sandër Furxhiu te shtëpia e Sandër Fuxhiut që punonte për BBC, që t’i lija ti thosha ja ku më ke dhe pastaj shkova te Kumi. I shkreti edhe ai dridhej. Ai dridhej më thoshte mua mos thuaj që e ke bërë te unë. Aty e shihja që ishte një situatë…,frikë e madhe, frikë e madhe. Mos thuaj që e ke bërë te unë të lutem fotografinë o i shkret. Dhe kur shkoj në spital ata çunat më thanë mua tani ne po të lëmë këtu. Nuk më çuan deri te dera. Më lanë, ishin 20-30 m larg dhe te dera unë akoma duke ecur se fillova të ftohesha dhe filloi të dridhej trupi edhe te dera ishte një ushtar. Ai ushtari ishte në qejf të vetë. Unë duke kaluar ai u çua, ku shkon ti tha. I thashë diçka që s’duhet ta thosha, po ja thashë. Nuk i bëri përshtypje atij, u ul prap ai. Hyj brenda unë më del një infermiere dhe një doktor. Edhe ajo infermierja po më shihte, i thashë unë, Edi Rama jam unë, i Kohës tonë. Ai doktori tha: “Moo ku më ra ky mua”. Të betohem. Ai gjatë kohës që më qepte, më thoshte Skënder. Më erdhi pastaj mu fut ai tjetri i këtyre që ishin me xhupa të zi mu fut brenda ai, u fut në sallë, u fut u shtri te krevati tjetër. Ishte katastrofë totale. Erdhi doktori kjo është tentativë për vrasje, pastaj dhe atje në Francë kur më pa ai mjeku, që më pa këto plagët tha, të ka shpëtuar gjatësia dhe sporti.
Nikollë Lesi: Me këtë atmosferë erdhi dhe djegia e gazetës Koha Jonë më 3 mars 97.
Kryeministri Edi Rama: Kështu që unë nuk kam qenë këtu kur u dogj. Po ajo ishte kapaku domethënë.
Nikollë Lesi: Ajo histori, ndejtëm 42 ditë s’doli gazeta Koha Jonë. Të tjerat dilnin. Pastaj iku stafi, pastaj u shpërnda ra pak kështjella. Erdhi dhe PS-ja në pushtet pastaj disa s‘ gjetën punë, diku nëpër punë të shtetit dhe pastaj filloi beteja e dytë që nuk do të pëlqejë se je kryetar i Partisë Socialiste, po unë jam i detyruar ta them se është përvjetori i 35 i gazetës Koha Jonë dhe kjo është historia si djathtas si majtas. Majtas është pak më butë.
Kryeministri Edi Rama: Mos e bëj krahasimin tani se me ato që ke përjetuar ti e familja. Po prit se ti nuk po thua pjesën e familjes.
Nikollë Lesi: Më hodhën shtëpinë në erë.
Kryeministri Edi Rama: Po shtëpia në erë, po bashkëshorten, po fëmijët të vegjël fare. Jo, po ti, çuni i atij, do ta vrasim, do ta bëjmë. Domethënë dhe jo njëherë, jo njëherë. Pesë vjet rresht.
Nikollë Lesi: Edi se më ktheve prapë. Mbaj mend Edi se në një moment gryka e topit, e tankut që ishte drejtuar nga ato të Gardës kanë pasur te liqeni, ka pasur një tunel garda. Është ai tuneli që dilnin tanket e gardës dhe isha në kat të dytë te shtëpia aty te Petro Nini ku, me ato grilat e vogla që ishin atëherë të kohës ashtu, dhe dëgjoj unë këtë gjuhën pak veriore, se s’dua të fyej njeri, zona të caktuara po besoj e nënkupton që thoshin bjeri vëlla me grykën e topit ta hedhim në erë Nikoll Lesin. Ndërkohë ishte dhe shefi i ushtrisë, Adem Çobani ka qenë shefi i ushtrisë atëherë, burrë zotëri, ka ikur në Amerikë tani, ai ishte në kat të gjashtë e i thotë një tjetri se dëgjoheshin, gjithë frikë se kalamajtë i kisha shtrirë, gruaja atje…, unë isha në errësirë dhe dëgjoja jashtë grykën e topit që e kishte drejtuar te dritarja e shtëpisë. Mos se kemi shefin e shtabit këtu, se mos hedhim në erë dhe atë, se më kishin shkatërruar. Pra në fakt nuk bëhet krahasim, por më lejo prapë të vij në vite, se janë 35 vite Edi. Dhe pastaj në kohën e PS-së u kërkua imuniteti i botuesit Koha Jonë dhe është beteja e parë që më lejo ta them tashi me qenë se kam kaluar prefiksin me gjashtë, jam burrë i vjetër, më i vjetër se ti.
Kryeministri Edi Rama: Tani unë dua të më thuash një gjë, se s’të kam pyetur ndonjëherë. Me kë ke bashkëpunuar për atë fjalimin që bëre në parlament? Se ai fjalimi ishte si…, se s’të kam pyetur ndonjëherë, se tani prandaj jemi këtu. Me kë ke bashkëpunuar për atë fjalim?
Nikollë Lesi: Ai fjalimi ka qenë ekselent.
Kryeministri Edi Rama: Po pra, po. Po me kë ke bashkëpunuar?
Nikollë Lesi: Me disa kolegë që të shkon mendja. Disa kolegë. Po realisht dorën e fundit ja dhashë vetë. Por më kujton një histori pak kështu…, nuk është e mirë për teleshikuesit, po unë do e them sepse thashë kjo është gazeta Koha Jonë me beteja me pushtetetin dhe s’ndryshojmë dot, që unë bëra edhe një lojë në fakt. Një lojë, një manovër. Mora nja dy, njëri nga Koha Jonë që raportonte te kryeministri, nuk e di a ka nga media që raportojnë te ju tashi po atëherë raportoheshin.
Kryeministri Edi Rama: Tanii s’ka media.
Nikollë Lesi: Kisha kasetat VHS, ishin kasetat ato të kohës të “qepës” edhe i them unë që më duhet për të shfaqur në parlament një pamje skandaloze. Tani ka kaluar 20 vjet, nuk më kap as Kodi Penal Edi, se po e them për teleshikuesit, se kam pyetur avokatin.
Kryeministri Edi Rama: I parashkruar.
Nikollë Lesi: Quhet i parashkruar kjo që po tregoj se kjo ishte pjesë e lojës po ndryshe isha arrestuar kot për shpifje ndaj kryeministrit, se do vijmë edhe për shpifjet ndaj jush, mos u mërzit, dhe i them më sjell një kështu për ta shfaqur në parlament. Servet Pëllumbi ishte kryetar i Parlamentit ndjesë pastë, Gramoz Ruçi kryetar i grupit parlamentar, nuk e di si janë raportet tani me kryeministrin po nga njerëzit më të mirë që ka PS-ja, ka pasur PS-ja.
Po ta them sinqerisht, ai s’ka asnjë post, po e them vërtet, njerëzit më të mirë, shtylla kurrizore e PS-së për mua ka qenë dikur, edhe i them unë, ç’ ke më thotë? Thashë kam një kasetë pa pamje skandale, nami do bëhet në Parlament po mos i thuaj njeriu. Përdorim metodën e Sandrit me atë që kishim staf në 92-93-shin në kohën e Saliut të parë, edhe e shoh unë, e kisha shkruajtur në greqisht në fakt, me një që dinte, greqisht emrin, zonën e Greqisë, më tha mua, urdhëro merri po s’ ti kam dhënë unë këto pajisjet. Edhe shkoj te hyrja e Parlamentit ka qenë 8 nëntor 2004, dita e themelimit të Partisë Komuniste.
Kryeministri Edi Rama: Jo mo jo. 8 nëntor ishte!
Nikollë Lesi: 8 nëntor 2004. Sandër Frangaj i Klanit që kishte bashkëpronar, ishte pozicionuar pro meje hapur, tani secili ka divergjenca, gjëra, po hapur pro meje televizioni Klan live. Top Channel kishte një pozicion tjetër se ashtu ishte problemi, edhe Vizioni ka qenë më duket, TV Arbëria atëherë edhe hyj unë te dera e Parlamentit, ishte komandant një Çuko, Çuko. Ben Çuko, komandanti i Gardës, djalë shumë i mirë, më tha zoti Lesi nuk lejohen kamerat, asgjë. Vetëm dokumenta tha se është seancë parlamentare për imunitetin tim dhe kërkesa kishte ardhur për heqje imuniteti dhe arrestim.
Kryeministri Edi Rama: Ti kishe me vete këto?
Nikollë Lesi: Kisha marrë pajisjet dhe i them prapë Myslymit të famshëm, në qoftë se këto nuk më lenë të hyj, ik me vrap se mos ju ndërro mendje se s’kam çfarë shfaq, s’kisha gjë fare unë, po fjalimi ishte brilant. Hy brenda, thotë Servet Pëllmubi, zoti deputet ke të drejtën e fjalës, se kërkesë për imunitet për një deputet flet një orë a dy orë. Po isha përgatitur, realisht pak përpara, e them pak me emocion këtë, unë kisha përqafuar dy fëmijët, gruan, babain se ishte gjallë atëherë edhe vëllezërit. I thashë që gjashtë muaj do hyj në burg, por mu interesoni për familjen gjashtë muaj, pesë. Se ma ka thënë pastaj Dhori Sallaku, ishte Prokuror i Përgjithshëm në atë kohë po mbasi bjer nga pushteti flasin tha. Edhe Edi, i nderuar kur hyra aty në sallë, ishte Spartak Ngjela përpara të vendi, fola, e griva fare domethënë e fitova unë, në votim të fshehtë del 73 vota pro meje, 62 kryeministri që kishte 71 mandate PS-ja dhe 6 abstenime, ishin disa ballista që votuan kundër, i kishte blerë më duket qeveria. Pastaj mu prenë fijet, se një kryeministër, se kam provuar betejën me Saliun dhe betejën me PS-në. Një kryeministër të falimenton kur të duash. Ja je kryeministër ti, pret fijet financiare, reklama të gjitha. Unë besoj që, do vij tashi te pyetjet e medias sot, deri tani nuk kam dëgjuar realisht, mund ta dëgjoj se besoj do ketë replika, do ketë video komente.
Kryeministri Edi Rama: Reklamë është ajo. Le të bëj reklamë. Po jo në debat.
Nikollë Lesi: Dakord, dakord, por unë do them se s’ri dot pa e thënë, nuk besoj që kam dëgjuar që ke prerë fije mediave të caktuara për reklamë. Pra boton reklamë te Nikolla? Fut Tatimet kontroll se pse boton reklamë te Koha Jonë. Atëherë e përdori PS-ja. Tani të vij sot, Edi shumë pyetje kolegët më thanë bëja zotit Kryeministër. Shumë kolegë nga ato që thashë, më thanë merr Ramën sot për 35 vjetorin, po dhe disa kolegë që thanë Rama është kreu i regjimit. Tani kryetari i regjimit.
Kryeministri Edi Rama: Shiko tani, ata që thonë Rama është kreu i regjimit, e kanë kryer misionin kur kanë qenë te Koha Jonë dhe që atëherë kanë dalë me traumë. Duan patjetër regjim se ndryshe nuk dinë të bëjnë punë tjetër. Po s’pati regjim, ata s’vlejnë. S’e nuk bëjnë dot asnjë gjë tjetër. Pra i duhet një regjim. Atëherë e kanë bërë, e kanë rrëzuar një regjim atëherë, tani duan një regjim tjetër për ta rrëzuar. Edhe jetojnë me idenë që regjimi, regjimi, regjimi. Kështu që ata janë, rast psikologjik. Kurse këta të tjerët, çfarë janë këta? Që thoshin, pyete çfarë?
Nikollë Lesi: Pyete që a ndikon tani, a ka censurë si në kohë të Saliut apo ka autocensurë si në kohë të Ramës, thonë ata. Edhe unë një pjesë mendimi e kam që pronarët vendosin rregulla loje, censurë dhe kontrolli mbi stafet e mediave kryesore.
Kryeministri Edi Rama: Po mire, më thuaj ti mua një gjë, një gjë që këtu nuk është thënë ose nuk thuhet për mua e për kë të duash ti nga të gjithë që janë në pushtet e qenë dhe e paqenë, më thuaj një gjë që nuk thuhet këtu dhe e pe besoj, e postova unë, se tani e kam gjetur atë çelësin për të nxjerrë faktet. E postova atë rezultatin e tij.
Nikollë Lesi: Më shumë opozita se…
Kryeministri Edi Rama: Po patjetër. Ja pra shihe. Më thuaj ti mua. Më thuaj si nuk e beson? Çfarë nuk beson?
Nikollë Lesi: Nuk e besoj. Nuk e besoj se është në shumicë opozita nga…
Kryeministri Edi Rama: Po, është po në shumicën e medias online nuk diskutohet. Në shumicën e kohës televizive nuk diskutohet. Patjetër.
Nikollë Lesi: Po mund ta kesh te ‘’Koha Jonë’’ shumicës opozitën. Po jo të gjitha mediat.
Kryeministri Edi Rama: Ore kudo. Po tani ,shiko, ato, ajo i ka dhe të ndara. Për shembull, po të marrësh dy televizione, lajmet në dy televizionet e mëdha kombëtare, ato janë të balancuara. Domethënë nuk janë proqeveritare, janë të balancuara. Janë dhe.. është dhe njëra palë dhe pjesa tjetër, pastaj është kudo, kudo, kudo, kudo është . Si është? Po patjetër dhe janë monitorime të bëra me fakte, jo me llafe. Ore hap, hap, hap telefonin.
Hap telefonin. Dëgjo, dëgjo, hap telefonin, hape telefonin dhe shko te lajmet. Merr lajmet, merr ku të duash. Merr lajm dhe kur ta gjesh titullin e parë pro- qeveritar, ma nis. Ma nis! Ndërkohë, do kesh tituj neutral që janë lajme dhe shumicën do ta kesh luftë kundër qeverisë. Prandaj unë fitoj. Se nuk i kam kap, se kush kap, unë e kam bindje, kush i kap mediat në atë formën që të krijojë një sistem kontrolli, bie keq.
Nikollë Lesi: Edi i nderuar, unë kisha avokat Ngjelën në studio Luçiano Boçin. Pyeta Luçiano Boçin.. është nënkryetari aty. Të lutem më lër të bëj pyetjen, mos e merr me shpoti tani.
Kryeministri Edi Rama: po jo, s’e marr me shpoti tani, ça na fut këtu tani.._
Nikollë Lesi: Është personalitet në PD ai, nuk është kush e di që e merr me humor ..
Kryeministri Edi Rama: Po e di çfarë domethënë të jesh personalitet në PD? E di çfarë do të thotë të jesh sot personalitet në PD? Të shquhesh për budallallëkun tënd, domethënë të kesh kapacitet budallallëku të atillë, që të ngrihesh lart në pozitë. Kështu funksionon.
Nikollë Lesi: Ik atëherë meqenëse fillove fyerjet.
Kryeministri Edi Rama: po ç’ fyerje?
Nikollë Lesi: Avokat Ngjela tha: “sa të jetë Sali Berisha Kryetari i PD-së që është deri në 2030, se po kandidon prapë ai. Tani burri 82 vjeç, prapë e fiton dhe njëherë pak a shumë.
Kryeministri Edi Rama: Po ai është i vetmi, i vetmi aty që nuk luan, nuk është në rol ,është safi. Këta të tjerët janë të gjithë në rol.
Nikollë Lesi: Po ta vazhdoj fjalinë me avokatin? ‘’Sa të jetë Sali Berisha- tha avokati- dhe një pjesë e perceptimit publik, Edi Rama është kryeministër i qetë’’. Ma përkthen dot? Ka marrëveshje apo ke interes që ta kesh përballë këtë burrin e vjetër?
Kryeministri Edi Rama: Çfarë të them unë tani? Ti më thua, fyeve tani. Çfarë fyeva, vëlla?
Nikollë Lesi: Të lutem, të lutem, Edi të lutem.
Kryeministri Edi Rama : Po si mund të jesh intelektual dhe të jesh molotovar? Mund të ma thuash tani ti mua? Edhe intelektual dhe molotovar.
Nikollë Lesi: Ku e gjete këtë fjalë mo? I jep nënkuptime të ndryshme shumë kësaj.
Kryeministri Edi Rama: Pse? Pastaj nënkuptimet janë secili sipas prirjes që ka. Unë them që ata janë… si mund të jesh edhe intelektual dhe molotovar? Edhe intelektual edhe figurë e shquar në PD? Nuk ndodhin dot këto të dyja.
Nikollë Lesi: Edi Rama. Zoti Kryeministër tani, po iki nga Edi.
Kryeministri Edi Rama: Po ta shikosh me kujdes çfarë i ka ndodhur asaj partie, që nga koha që e përmende ti, se përmende Gramoz Pashkon apo jo? Që nga ajo kohë, cila ka qenë karakteristika e asaj partie? Kush ka pasur një intelektualizëm?
Nikollë Lesi: I ka nxjerrë. Po, i ka nxjerrë jashtë,
Kryeministri Edi Rama: I nxjerr, nuk i mban dot organizmi. I nxjerr, i nxjerr, nuk i mban dot. Dhe kush, dhe kë absorbon organizmi? Ata që janë në gjendje ta ngrenë nivelin e budallallëkut në përmasa që njerëzit normalë nuk e ngrenë dot.
Nikollë Lesi: Bukur. Vijmë tek dy pyetje afër fundit tani, zoti Kryeministër. E di që nuk do të të pëlqejë po..
Kryeministri Edi Rama: Edhe të fundit intelektual që kishte, e nxori.
– Nikollë Lesi: Këtë të fundit?
Kryeministri Edi Rama: Luli. Po. Ai ishte intelektuali i fundit aty që kishte një elokuencë, kishte një mendim. Po e kapi budallallëku dhe atë. Po mirë, ai ishte intelektual jo në shkencat ekzakte. Në shkencat fleksibël.
Nikollë Lesi: Tani u more me opozitën, ke qejf ta përqeshësh boll opozitën. Tani në PS, çfarë ndodh në PS? Ka ndonjë kështu, ndonjë fraksion ndonjë kështu, se ka disa emra që…Pashë një status të Elisa Spiropalit që ishte thumbues, i shkruar shumë bukur me ChatGPT besoj, se ishte shkruar shumë bukur; Erion Braçe që nuk pranon Ogerta Manastirliun. Ka Kazani? Dhe ‘’kazani’’ te PS-ja ka filluar të zieje pak besoj.
Kryeministri Edi Rama: Unë di që Erion Braçja ka qenë ai që është dhe thotë, do mbetet ky që është, këtë di unë. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re në kuptimin që ai ashtu ka qenë, ashtu është, ashtu do jetë dhe ashtu duhet të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe s’ka asnjë gjë për tu çuditur. Është vetvetja. Ashtu është ai.
Nikollë Lesi: Këtë tha dhe Blendi Klosi kur e kisha intervistuar. Është linjë partie kjo?
Kryeministri Edi Rama: Po ashtu është, ashtu është. Kush përpiqet ta imitojë, bën gabim.
Nikollë Lesi: Bukur fort. U more me Erion Braçen, harrove Elisa Spiropalin.
Kryeministri Edi Rama: S’ka gjë për të shënuar këtu. Çfarë ka?
Nikollë Lesi: Do përjashtohet? Se ajo tha ‘’më përjashto. Më përjashto, më përjashto, më përjashto’’. Domethënë që lutja vetëm ‘’më hiq qafe’’ apo nuk do të përgjigjesh?
Kryeministri Edi Rama: Kush thotë ‘’hajde, këtu më ke, më vrit’’ e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë …
Nikollë Lesi: S’e ka humbur dashurinë për Skënderbeun.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin atë vijën e kuqe.
Nikollë Lesi: Vijën e kuqe ka prekur ajo. Dy vija të kuqe madje, po nuk do ta thuash. Dy. Dy vija që i ka shkelur dy vija të kuqe. Madje dëgjova kolegun Martin Leka që tha ‘’e kisha përjashtuar për tre minuta’’. Tha Martini. I thashë ‘’gabim të përjashtosh’’. Jo- tha ai. ‘’Unë e kisha përjashtuar -tha Martin Leka- në vend, në sekondë’’. ‘’Po Rama është tolerant- tha ai. Jo unë.
Kryeministri Edi Rama: Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan.
Nikollë Lesi: Pra Elisa Spiropali ka dhe një vit të kuqe, ndryshe përjashtohet tani.
Kryeministri Edi Rama: Jo, këto i thotë ..këto janë si titujt e “Kohës”, tonë të parës. Se këtu jemi për Kohën tonë, nuk jemi për këto situata doktori, shko te doktori.
Nikollë Lesi: Nuk e di nëse e ka regjia, ta shfaqë. Doktor shko doktori. Blushi që i bën këto tituj fantastik. Redaktori i paparë. Kryeministër, ligji për portalet kur do miratohet sepse për mua është një kaos total, është natyrisht një liri ekstreme. Unë nuk jam për reprezalje. Ju patë një projekt për ligjin për portalet, që duhet pa diskutim ligji për portalet, por jo në atë mënyrën si e bëri qeveria, për ta kontrolluar me AKEP-in dhe me AMA-n nëqoftëse nuk gabohem. Po të isha unë që kam qenë dikur deputet, do propozoja që ligj të prerë për portalet, që të ketë adresën ai portali, ta ketë në e-mail administratorin, kryeredaktorin, adresën, pagesat e tatimeve që ka. Jo kështu si hajdut, si batakçi, se ka portale gjobëvënës. Po të isha unë, i kisha mbyllur me të gjitha format. Gjobëvënës.
Kryeministri Edi Rama: Ti do regjim, mor vëlla. Nuk ka regjim këtu. Ne kemi bërë një draft atëherë që ti e mbështete. Madje më ke çuar dhe mesazhe.
Nikollë Lesi: Po, jam dakord po jo në atë mënyrë ore, Edi.
Kryeministri Edi Rama: Ke çuar dhe mesazhe se ti zakonisht nuk i çon mesazhe njerëzve.
Nikollë Lesi: Po mor po, e çova se e kam bindje e kam bindje
Kryeministri Edi Rama: Dhe na e bllokuan në Bruksel. Na thanë stop, ndërkohë që sot në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian po merren me të njëjtën temë edhe po kërkojnë të bëjnë dhe më shumë se aq.
Nikollë Lesi: Erdhën te ju? Atëherë një propozim që mund të ishte fjala vjen, të ketë një bord, zoti Rama, një bord personalitetesh nga gazetaria që s’kanë konflikt interesi me portale nga intelektualët; dy mazhoranca, një opozita, një shoqata e të drejtave të autorit dhe një nga këto që e kisha harruar, besoj e ke shkruar tani që bën 5 vetë dhe personaliteti që ato japin, mbyllet portali ‘’Koha Jonë’’ se ka një shkrim masakrues dhe ia kalon AKEP-it. Po jo qeveria, qeveria ti je, ti bën gjithçka nesër pasnesër.
Kryeministri Edi Rama: Nuk ka, nuk ka pasur asnjë variant ndonjëherë, që të mbyllë qeveria gjë. S’ka qenë në draft.
Nikollë Lesi: Jo jo, në draft ka aty.
Kryeministri Edi Rama: S’ka qenë fare aty në draft që mbyll qeveria. Draftin e kemi konsultuar me OSBE-në për një kohë të gjatë pastaj dhe nuk kam më nerva të merrem. Le të shkruajnë çfarë të duan. Unë e kam unë gabim.
Nikollë Lesi: Mos mendo për vete. Do të mendosh për qytetarët e thjeshtë. Je shefi mazhorancës. Përgjigjesh për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama: Patjetër, patjetër por ma sollën në majë të hundës. Jo po do të censuroj, do të censuroj. Po unë ‘’censori i mediave’’?
Nikollë Lesi: Edhe tani i ke lënë të bëjnë ça të duan.
Kryeministri Edi Rama: Unë gjithmonë i kam lënë. Problemi tek portalet ka qenë dhe mbetet ai që thua ti, domethënë anonimiteti në kuptimin e mos regjistrimit. Ti mund të jesh anonim përsa kohë nuk merr reklama. Po nuk more reklama, rri anonim, bëj portal, bëj çfarë të duash. Momentin kur ti merr reklamë, pra ti fiton lekë me atë portal, ti je edhe gjobaxhi apo jo? Për të marrë reklamën i bën, i krijon probleme. E di sa njerëz, sa njerëz kanë qenë që më kanë shkruajtur nga biznesi në atë kohë që ‘’aman mos e lër, aman mos e lër’’. Thashë unë ‘’po këta ça kanë”. Dhe në fakt ata të gjithë paguajnë, paguajnë nën dorë gjoba për të qenë rehat.
Nikollë Lesi: Po, po janë disa portale.
Kryeministri Edi Rama: si disa? Po janë shumë se ne jemi mësuar të na sulmojnë, nuk na bën përshtypje. Po njerëzit, njeriu ka biznes. Më nxjerr titullin ‘’mos e bli qumështin e atij se ka probleme’’ edhe e hodhi në erë biznesin.
Nikollë Lesi: Edi Rama, duke mos të falënderuar që tani po pak më vonë pyetja e fundit krejt, po nuk e di nëse do përgjigjesh; më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Vura syzet se nuk shoh fort nga afër. Blendi Fevziu me 10 sekonda
Kryeministri Edi Rama : Udhëtar
Nikollë Lesi: Ylli Rakipi.
Kryeministri Edi Rama : Muhabetqar
Nikollë Lesi: Mero Baze
Kryeministri Edi Rama : Sqepar
Nikollë Lesi: Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.
Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.
Nikollë Lesi: Që do të thotë?
Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.
Nikollë Lesi: Nga të doli kushërirë mo?
Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete
Nikollë Lesi: Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi.
Kryeministri Edi Rama: Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.
Nikollë Lesi: E kuptova. Arjan Çani.
Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.
Nikollë Lesi: Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha Jonë.’’
Kryeministri Edi Rama: Po po, atë nuk e diskutoj fare. Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë.
Nikollë Lesi: Madje-madje, edhe kur ndalim ndonjëherë para me Sandrin, se vinte thesi i parave…
Kryeministri Edi Rama: Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s’ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t’i bëjmë atij?
Nikollë Lesi: Frok Çupi.
Kryeministri Edi Rama: Tani Andi Bushatin e deshe apo jo?
Nikollë Lesi: Po Bushatin e the pak a shumë.
Kryeministri Edi Rama: Telendar.
Nikollë Lesi: Frok Çupi se edhe dy emra keni.
Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.
Nikollë Lesi: Anila Basha.
Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin..
Nikollë Lesi: Ka qenë gazetare e “Koha Jonë ‘’
Kryeministri Edi Rama: Jo, për atë po, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua ,e respektoj.
Nikollë Lesi: Baton Haxhiu.
Kryeministri Edi Rama: Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.
Nikollë Lesi: Baton Haxhiu
Kryeministri Edi Rama :Kosovar
Nikollë Lesi: Dhe ëmbëlsira në fund, Çim Peka.
Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?
Nikollë Lesi: Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.
Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës” tonë do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po, po, jo, jo, jo. Po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë…
Nikollë Lesi: Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të lartë.
Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.
Nikollë Lesi: Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë.
Kryeministri Edi Rama: Po pra, është ajo që të thashë, sa më lart budallallëku, aq më lart në nivel.
Nikollë Lesi: Pse e ke këtë mani për t’i shpotitur? Ai është gazetar që mbron opozitën, parimet e opozitës, ai sakatohet për opozitën. Të nderuar shikues…
Kryeministri Edi Rama: Po si, mbaruam ne tani?
Nikollë Lesi: Të gazetës ‘Koha Jonë’’…
Kryeministri Edi Rama: 35 vjet me Çim Pekën i mbylle? E kupton ku ka rënë niveli i medias? E kupton ku ka rënë niveli i medias? Kjo tregon domethënë se si ka vajtur media opozitare në Shqipëri.
Nikollë Lesi: Jo, jo
Kryeministri Edi Rama: Nga “Koha Jonë’’ me 100 000 kopje dhe me gjithë ata tregove ti atje, tek Qimi. Domethënë kështu ka vajtur.
Nikollë Lesi: Ti kishe shumë emra atje, më vjen keq tani. Po s’është i imi Peka.
Kryeministri Edi Rama: Po pra, po prandaj pra po them, ku ka vajtur opozitarizmi
Nikollë Lesi: Ai duhet respektuar për hir të opozitarizmit, të bën të shkëlqyer
Kryeministri Edi Rama: Jo, faleminderit shumë se unë për ‘’hir’’ nuk ka. O je o s’je, nuk ka.
Nikollë Lesi: Pse paraqitesh me shpoti, me inat shumë?
Kryeministri Edi Rama : Po çfarë inati kam unë?
Nikollë Lesi: Vijën e tretë të kuqe, Elisa Spiropali kur e ka?
Kryeministri Edi Rama: Po lëre, mo tani, mos kërko se mu kujtua ..
Nikollë Lesi: S’të pëlqeu?
Kryeministri Edi Rama: Jo, s’është puna s’më pëlqeu po e mbylle bukur, e mbylle 35 -vjet ‘’Koha Jonë’’ e në fund fare, ‘’pikën qim’’.
Nikollë Lesi: Atëherë, të nderuar teleshikues të gazetës ‘’Koha Jonë’’ online, edhe njëherë, emisionin mund ta shikoni në portalin koha.com në Facebook; instagram, TikTok
Kryeministri Edi Rama: Edhe te ERTV-ja, Facebook-u im.
Nikollë Lesi: Nëqoftë se e fut Edi Rama do ishte mirë.
Kryeministri Edi Rama: Po do ta fus patjetër, s’ diskutohet.
Nikollë Lesi: Edhe një herë, faleminderit, zoti Kryeministër.
Kryeministri Edi Rama: Do krijosh xhelozira, po puna jote. Unë s’kam..
Nikollë Lesi: Jam mësuar me xhelozira, me shigjeta pas shpine plot, Edi. Edhe ti ke marrë ‘’shigjeta’’ plot ke marrë. Mos e hap, se fillon emisioni nga fillimi.
Kryeministri Edi Rama: Shigjeta kishte në kohën e ‘’Kohës” tonë. Në kohën e ‘’Qimit’’ s’ka shigjeta më.
Nikollë Lesi: Mos e hap emisionin nga fillimi se na le këtu. Unë e respektoj, është gazetar opozitar .
Faleminderit shumë!
