Thursday, May 28, 2026
HomeALBI nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, Porja paralajmëron:Ja sa priten të shkojnë temperaturat...

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, Porja paralajmëron:Ja sa priten të shkojnë temperaturat javën e parë të qershorit

Muaji qershor pritet të nisë me temperatura të larta dhe mot tipik veror në të gjithë vendin. Sinoptikania Lajda Porja, paralajmëroi se masat ajrore të nxehta me origjinë afrikane do të ndikojnë fuqishëm në territorin shqiptar, duke sjellë temperatura që në javën e parë do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius

Sipas saj, pas datës 5 qershor pritet një tjetër rritje graduale e temperaturave, ku termometri mund të shënojë deri në 35–36°C, kryesisht në zonat e ulëta dhe qytetet e brendshme të vendit.

“Javën e parë të qershorit temperaturat do të jenë rreth 33–34 gradë. Pas datës 5 pritet një rritje graduale deri në 35–36 gradë celsius nën hije. Këto masa të nxehta afrikane do të jenë të pranishme gjatë gjithë verës, me ndërprerje të shkurtra”, u shpreh sinoptikania.

Megjithatë, muaji nuk do të jetë plotësisht i qëndrueshëm. Në disa zona të vendit priten rrebeshe të shkurtra shiu, të shkaktuara nga zhvillimi i shpejtë i vranësirave konvektive si pasojë e temperaturave të larta.

Fenomenet më të shpeshta atmosferike pritet të regjistrohen në zonat malore dhe lindore, ndërsa bregdeti do të mbetet kryesisht i kthjellët dhe i qëndrueshëm.

Qytetet më të rrezikuara nga reshjet e izoluara janë Tirana, Kukësi, Puka, Bajram Curri, Peshkopia, Bulqiza, Korça, Pogradeci, Erseka, Tepelena dhe Gjirokastra.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të mbetet kryesisht i qëndrueshëm deri më 10 qershor, ndërsa në datat 11–12 qershor mund të ketë një ndërprerje të shkurtër me reshje kalimtare, për t’iu rikthyer më pas temperaturave të larta dhe kthjellimeve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments