Juristi Kreshnik Spahiu ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta i cili në seancën e tij gjyqësore një pjesë e të cilës u transmetua live nga mediat, u shfaq i zbehtë dhe i dobët fizikisht.
LSpahiu i shqetësuar për këtë situatë pyeti se kush e merr përsipër gjendjen e Ilir Metës, nëse ky i fundit fiton pafajësinë nga drejtësia.
“U tronditën për një fazë që është një rreth prej xhami, po kur të shohin në çfarë kushte mizerabël mbahen të paraburgosurit me vite të tëra derisa të dalin në gjykim. Unë 35 vite kam bërë protesta kundër Ilir Metës, por sot dua t’i kujtoj opinionit publik çfarë ndodh me Ilirin nëse pas 3 vitesh merr pafajësinë, kush ia kthen shenjat, votët e kafazit Ilir Metës, po jo Ilir Metës Ilir, po presidentit dhe kryeministrit që qeverisin Shqipërinë” tha Spahiu për Report TV
Më tej, juristi theksoi se Meta është në pritje të drejtësisë dhe nuk është i dnëuar akoma, ndaj duhet parë më me kujdes gjendja jonormale e tij e cila mund të jetë shkaktuar nga ditët që kreu i Partisë së Liriaë ka kaluar në burg.
Nga ana tjetër, në përpjekje për të qetësuar zërat se nuk është mirë, Ilir Meta është shprehur se gjendja e tij fizike, shëndetësore dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike.
Ish-presidenti ka theksuar se merret shumë me aktivitet fizik dhe me sport në qeli.
