Wednesday, April 29, 2026
HomeALBHumbën jetën babë e bijë në aksident/ Pedagogu lë mesazh prekës për...

Humbën jetën babë e bijë në aksident/ Pedagogu lë mesazh prekës për studenten e ndjerë të mjekësisë, tregon PAMJE të provimit të fundit

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka reaguar pas lajmit tragjik për humbjen e studentes së Mjekësisë Bora Keçi dhe babait të saj, të cilët humbën jetën në një aksident automobilistik.

Në një postim të tij, Sinamati shprehet se Bora Keçi ishte një studente e përkushtuar dhe me rezultate të mira, e njohur për seriozitetin dhe angazhimin e saj në studime.

Ai kujton gjithashtu se ajo ishte vlerësuar me nota të larta në lëndën Etikë dhe Deontologji Mjekësore, duke treguar pasionin për profesionin e mjekësisë.

Ai shton se humbja e saj dhe e babait të saj, i cili gjithashtu ishte mjek, është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin akademik.

Sinamati ka shprehur ngushëllime për familjen Keçi, nënën e Borës, Dr. Kozeta, si dhe për pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

Sipas tij, kjo është një humbje e rëndë për të gjithë ata që i kanë njohur dhe për komunitetin mjekësor në përgjithësi.

Postimi i plotë i Admir Sinamatit:

Para dy ditësh me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së Fakultetit të Mjekësisë Bora Keçi, së bashku me të atin e saj, mjek, në një aksident automobilistik.

Është e vështirë të gjenden fjalët e duhura përballë një humbjeje kaq të rëndë, ku jeta e një studenteje të re, plot ëndrra, përkushtim dhe shpresë për të ardhmen, ndërpritet në mënyrë kaq tragjike, bashkë me jetën e prindit të saj, njeriut dhe mjekut që i kishte shërbyer jetës dhe shëndetit të njerëzve.

Bora do të mbetet në kujtesën time edhe përmes këtij momenti të veçantë akademik: provimit në lëndën Etikë dhe Deontologji Mjekësore, ku u vlerësua shkëlqyeshëm.

Kjo foto është më shumë se një kujtim provimi; është dëshmi e seriozitetit, edukatës, përkushtimit dhe formimit të saj si studente e denjë e Fakultetit të Mjekësisë.

Në këto çaste dhimbjeje të madhe, si mjek dhe pedagog i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Keçi, mamasë së Borës – Dr. Kozeta, të afërmve, Fakultetit të Mjekësisë, pedagogëve, dhe gjithë shoqërisë studentore të Borës. Humbja e saj dhe e të atit është një plagë e rëndë për familjen, për komunitetin mjekësor dhe për të gjithë ata që i njohën.

U prehshin në paqe shpirtrat e tyre!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments