Thursday, May 7, 2026
HomeALBHelmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, QSUT tregon si paraqitet...

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, QSUT tregon si paraqitet gjendja e tyre

Qendra universitare Nënë Tereza ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë ku 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan nga ushqimi i konsumuar në drekë në ambientet e shkollës.

QSUT bën me dije pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.“Ditën e djeshme, më datë 06.05.2026, rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, të dyshuar për helmim nga ushqimi.

Menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor për çdo rast.

Shërbimi Infektiv dhe Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gjendje gatishmërie pas marrjes së njoftimit, duke shtuar kapacitetet e stafit në shërbim dhe duke garantuar menjëherë stokun e nevojshëm të barnave.

Po ashtu, të gjithë studentët janë vlerësuar përmes ekzaminimeve laboratorike me qëllim identifikimin e shkakut të helmimit.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e QSUT.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments