Një situatë e papritur dhe disi e sikletshme është krijuar së fundmi brenda ambienteve të “Ferma VIP”, duke pasur sërish si protagoniste Zhakun.
Që nga dita e saj e parë, ajo ka treguar se nuk njeh komplekse, por veprimi i saj i fundit ka habitur jo pak banorët e tjerë.
Duket se Zhaku ka vendosur të theksojë lirinë e saj absolute duke bërë pak “show”. Ajo është shfaqur duke lëvizur e pashqetësuar nëpër ambientet e përbashkëta të shtëpisë e veshur vetëm me të brendshme, me syze dielli dhe duke pirë cigare, sikur të ishte në një ditë të zakonshme plazhi.
Kjo lëvizje ka vendosur në siklet banorët, veçanërisht Indrin, i cili ndodhej i ulur në divan teksa ajo i kalonte pranë. Duke mos e fshehur pakënaqësinë e tij për këtë shfaqje në një ambient të përbashkët, ai ka ndërhyrë për t’i tërhequr vëmendjen.
“A mund të vishesh, për respekt? Të lutem vishu,”* – i është drejtuar Indri, duke kërkuar mirëkuptimin e saj për të ruajtur etikën brenda shtëpisë.
Megjithatë, si një karakter moskokëçarës dhe rebel, Zhaku nuk e ka pritur aspak mirë këtë “këshillë”.
Pa e zgjatur shumë dhe duke vazhduar xhiron e saj nëpër shtëpi, ajo ia ka prerë shkurt: “Ç’të duhet ty si rri unë!”
