Tuesday, April 14, 2026
HomeALBGoditen 3 Call Center-a në Tiranë, në operacion të përfshirë edhe autoritetet...

Goditen 3 Call Center-a në Tiranë, në operacion të përfshirë edhe autoritetet gjermane e austriake, 4 në pranga!

Goditen 3 Call Center-a në Tiranë, në operacion të përfshirë edhe autoritetet gjermane e austriake, 4 në pranga! Zhvasnin qytetarët europianë
Tre Call Centera që dyshohet se kryenin aktivitete të paligjshme duke mashtruar qytetarë europianë me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave, janë goditur në një operacion gjatë ditës së djeshme. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy prej Call Center-ave ndodheshin në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa njëri prej tyre në Rrugën e Kavajës. Operacioni është kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në koordinim me autoritetet gjermane dhe austriake, të cilat kanë qenë edhe iniciatore, duke referuar materialet që kishin në dispozicion, drejt institucioneve të vendit tonë.

Hetimet kishin nisur 2 vite më parë, fill pasi autoritetet gjermane dhe austriake ndanë informacionet që dispononin me autoritetet shqiptare. Call Centerat raportohet se kishim me dhjetëra ‘të punësuar’ (konkretisht 70 operatorë), që kryenin aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit. Vetëm në Call Center-in që ndodhej te Rruga e Kavajës janë gjetur brenda gjatë operacionit 60 punonjës. Prokuroria mësohet se ka nxjerrë 9 masa sigurie, për personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Ndërkohë raportohet se 4 persona kanë rënë në pranga, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të tjerët. Gjatë operacionit raportohet se janë sekuestruar shuma të mëdha të parave, të dyshuara si të vëna përmes aktivitetit të paligjshëm të mashtrimit, si dhe kompjutera e pajisje të tjera që shërbenin për zhvatjen e qytetarëve europianë. Pak kohë më parë, një tjetër operacion i madh kundër Call Center-ave u zhvillua në kryeqytet, ku u zbulua se aktiviteti i mashtrimit të qytetarëve europianë kryhej edhe në ambientet e 2 kullave luksoze në Tiranë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments