Pas aludimeve të forta për një ndarje mes Mateos dhe Brikenës, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë mesazhe dhe postime që pretendojnë se ish-banori nuk po kalon një periudhë të lehtë emocionalisht.
Në disa publikime të shpërndara në Instagram, persona që pretendojnë se janë pranë tij kanë kërkuar mbështetje për Mateon, duke pohuar se ai nuk ndodhet në gjendjen e tij më të mirë. Madje, sipas disa mesazheve që po bëjnë xhiron e rrjetit, ai është parë i mërzitur dhe i tërhequr kohët e fundit.
Një tjetër mesazh që po qarkullon pretendon se Mateo ka munguar edhe në punë për disa ditë, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë ai apo nga familjarët e tij.
Ndërkohë, ndjekësit kanë lidhur këto aludime me zhvillimet e fundit në raportin e tij me Brikenën, pasi të dy kanë ndërmarrë veprime në rrjetet sociale që kanë shtuar dyshimet për një krisje të mundshme mes tyre.
Pavarësisht zërave që po qarkullojnë, mbetet për t’u parë nëse Mateo do të reagojë publikisht për të sqaruar gjendjen e tij dhe statusin e marrëdhënies me Brikenën.
