TENSIONE TE FORTA/ Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se ka rrezuar nje dron amerikan MQ-9 dhe ka hapur zjarr ndaj nje droni tjeter RQ-4 si edhe ndaj nje avioni luftarak F-35 qe sipas tyre kishte hyre ne hapesiren ajrore iraniane. Sipas deklarates zyrtare, avioni dhe droni jane detyruar te largohen pas reagimit te forcave iraniane.
Ne deklarate thuhet se Irani do t’i pergjigjet çdo shkeljeje te armepushimit nga ushtria amerikane dhe se çdo veprim i tille do te konsiderohet provokim serioz. “Çdo shkelje e armepushimit nga ushtria amerikane do te çoje ne nje pergjigje reciproke te konsideruar legjitime dhe te sigurt”, thuhet ne reagimin e Gardes Revolucionare Islamike.
Ngjarja ka rritur tensionet ne rajon, ndersa deri tani nuk ka pasur nje reagim zyrtar nga SHBA lidhur me pretendimet e bera nga pala iraniane. Situata po ndiqet me shqetesim nga komuniteti nderkombetar, pasi frika per nje pershkallezim te konfliktit ne Lindjen e Mesme mbetet e larte.
