Thursday, April 30, 2026
HomeALBFabjola thyen “rregullin e familjes”, shfaqet sërish në momente intime me Adionin

Fabjola thyen “rregullin e familjes”, shfaqet sërish në momente intime me Adionin

Edhe pse u duk se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e familjes i dha fund çdo afrimiteti, ndjenjat (ose presioni i lojës) duket se kanë fituar mbi premtimet në “Ferma VIP 3”.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së premtes, Fabjola mori një mesazh të prerë nga vëllai i saj, i cili i kërkoi të mos përfshihej në romanca brenda formatit, gjë që e detyroi atë të përlotej dhe t’i komunikonte Adionit vendimin drastik: “Ne të dy nuk mund të vazhdojmë”. Por, kjo distancë ka zgjatur shumë pak!

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Fabjola dhe Adioni kanë hedhur pas krahëve “ndarjen” dhe janë parë sërish në momente mjaft të afërta me njëri-tjetrin.

Në pamjet që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit dhe janë publikuar edhe nga faqja zyrtare e spektaklit, Fabjola shfaqet e ulur pranë shtratit të Adionit, duke e ledhatuar atë në një skenë që flet qartë për një afrimitet që i ka kaluar kufijtë e shoqërisë.

Ende nuk dihet se çfarë e shtyu Fabjolën të ndryshojë mendje kaq shpejt dhe si do ta justifikojë këtë afrimitet në Prime-in e radhës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments