Tuesday, May 5, 2026
HomeALBËshtë i rënduar psikologjikisht”/ Avokatja e shoferit që i m*ri jetën 2...

Është i rënduar psikologjikisht”/ Avokatja e shoferit që i m*ri jetën 2 fëmijëve në Durrës: Rrezikon nga 5 deri…

Arta Gecaj, avokatja kryesisht e shoferit që shkaktoi vdekjen e 2 të miturve dhe plagosjen e një tjetri, ka treguar detaje nga procesi gjyqësor që u zhvillua sot në Gjykatën e Durrësit, ku ndaj 57-vjeçarit u caktua masa ‘arrest me burg’.

Ajo tha për mediat se klienti i saj, Nikoll Radaçi është rëndë psikologjikisht, ndërsa shtoi se ai ka shprehur pendesë për ngjarjen. Avokatja tha se ndaj tij rëndojnë 3 akuza, ndërsa rrezikon nga 5 deri 20 vite.

“Gjykata caktoi masën arrest me burg për të pandehurin. Nga prokuroria kanë ardhur 3 akuza që rëndojnë ndaj të pandehurit. Ai nuk ka folur para gjykatës, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Unë jam caktuar nga shteti për të realizuar mbrojtjen. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. Për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për shkaktim të vdekjeve. Ai rrezikon nga 5 deri në 20 vite parashikohet dënimi me burg. Po ashtu ai akuzohet dhe për largim nga vendi i aksidentit. Ai ka shprehur pendesë. Edhe sot dukej në gjendje të rëndë psikologjike. Atyre që ai ka shprehur, i qëndron akoma”, tha ajo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments