Monday, May 25, 2026
HomeALB“E vërteta del gjithnjë në pah” / Jonida Maliqi rreshtohet krah Vanesës...

“E vërteta del gjithnjë në pah” / Jonida Maliqi rreshtohet krah Vanesës pas përplasjes me produksionin

Reagimi i Vanesës në rrjetet sociale, ku zbuloi prapaskenat e ftesës për në Prime dhe refuzimin e skenarëve të emisionit, ka marrë mbështetjen e menjëhershme të këngëtares Jonida Maliqi.

Si ish-konkurrente e këtij edicioni dhe mikeshë e Vanesës, Jonida ka lënë një koment të drejtpërdrejtë në postimin e saj.

Përmes fjalëve të përzgjedhura, ajo ka konfirmuar qëndrimin e saj krah Vanesës, duke thënë se koha do të vërtetojë gjithçka që ndodhi rreth historisë së letrës dhe lojës televizive.

Ti ke yllin në ballë… prandaj nuk kalon kurrë pa lënë dritë. E vërteta del gjithnjë në pah herët a vonë… koha e tregon.”

Ky koment ka marrë edhe përgjigjen e shpejtë të Vanesës, e cila i është kthyer me fjalët “Të dua!”.

Ndërhyrja e Jonidës shton akoma më shumë zërat e ish-banorëve që po shprehin dyshime mbi mënyrën se si po menaxhohen situatat e fundit nga ana e produksionit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments