Wednesday, April 15, 2026
HomeALBE trishtë! Amarildo Bakaj tërhiqet nga boksi: Kam lindur në vendin e...

E trishtë! Amarildo Bakaj tërhiqet nga boksi: Kam lindur në vendin e gabuar, mu lodh shpirti

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj ka njoftuar tërheqjen nga boksi.

Amarildo Bakaj ka njoftuar tërheqjen nga sporti i boksit në moshën 26-vjeçare. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bakaj shpjegoi se ky vendim vjen si pasojë e mungesës së mbështetjes dhe pengesave të shumta gjatë karrierës së tij.

Ai theksoi vështirësitë financiare dhe mungesën e sponsorizimeve, duke i krahasuar kushtet e boksierëve shqiptarë me ato në SHBA apo Angli.

Sportisti u shpreh i zhgënjyer nga trajtimi që i është bërë në vendin e tij, duke deklaruar se shpesh është ndjerë i goditur nga bashkëkombasit.

Bakaj rrëfeu gjithashtu se kishte refuzuar kërkesat e promotorëve të huaj për të ndryshuar imazhin e tij patriotik, duke zgjedhur të prezantohej gjithmonë si shqiptar.

Sipas tij, kjo këmbëngulje për të mos u “shitur” i ka kushtuar mbylljen e shumë dyerve në arenën ndërkombëtare. Në mbyllje të mesazhit, ai e cilësoi tërheqjen si një vendim të dhimbshëm por të pashmangshëm për shkak të lodhjes shpirtërore.

Megjithëse e mbyll këtu rrugëtimin në ring, ai premtoi se do të mbetet gjithmonë një patriot i përkushtuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments